David Rapo

David Rapo (36) apo i njohur me nofkën ‘’Anook’’, është një grafist nga Franca, ai është mysafir në Festivalin e Muraleve MURALFEST. Për Anook Arti i rrugës, është arti i lirë!
Ai thotë që para një viti nuk kishte informacione lidhur me Republikën e Kosovës, mirëpo falë zonjës Marie Cristine Egger, Drejtoreshë e Organizatës Nouvel Est / Lindja E Re, e cila qëllim ka bashkëpunimin kulturorë mes Francës dhe Kosovës, ai erdhi në Kosovë.
Në vitin 2016 Anook zbarkoi në qytetin e Muraleve, qytetin e trenit, e të bifurkacionit, pra në Ferizaj, me këtë rast ai bëri disa grafite në rrugët, sheshet e qytetit së bashku me anëtarët e rinjë të Shoqatës së Artistëve Figurativ ‘’Zef Kolombi’’. ‘’Ishte një përvojë e bukur’’, thotë Anook derisa edhe njerëzit thotë ishin shumë të mirë me mua. Anook-ut më së shumti i pëlqen ‘’shpirti i Kosovës për artin’’. Ndërsa në Ferizaj i ka lënë përshtypje Toleranca ndërfetare me objektet në një oborr, kisha dhe xhamia.