Muralfest

XHUBLETA SHQIPTARE

XHUBLETA SHQIPTARE

Më shumë se katër mileniume që rrjedhin në kulturë shqiptare pasqyrohen përmes xhubletës së cilës iu kushtua murali i sapo përfunduar në Gjakovë.
Xhubleta është veshje karakteristike e cila haset që nga mileniumi i dytë p.e.s. Përmes motiveve dhe emblemave të thurura në të, kjo e fundit është njëkohësisht provë e qartë e prejardhjes ilire të kulturës shqiptare.Parimisht, xhubleta vjen në ngjyra të ndryshme të cilat thuhet se asociohen me statusin martesor të gruas që e bartë atë; xhubleta e zezë shfrytëzohej në ditë të kobshme apo zie. Megjithatë, arsyeja pse xhubletat e pakta të mbijetuara deri më tani janë në ngjyrë të zezë lidhet me zinë kombëtare të shpallur pas vdekjes së Skëndërbeut në vitin 1468. Momentalisht xhubleta shqiptare është në proces të hyrjes në UNESCO si një pasuri mijëvjeçare e trashëgimise kulturore.

Artisti Guido Palmadessa ushtroi mjeshtërinë më të madhe në realizimin e këtij murali i cili nderon së pari prejardhjen ilire të shqiptarëve, dhe kulturën e pasur shumëvjeçare e cila lexohet në detajet e kësaj veshjeje mahnitëse. Xhubleta shqiptare e veshur nga një vajzë e re shqiptare është pikturuar njëkohësisht për të nderuar të gjitha gratë e vajzat shqiptare për qëndrueshmërinë ndaj sfidave shumëvjeçare të patriarkatit dhe shoqërisë diskriminuese.

Murali “Xhubleta Shqiptare” le të shërbejë si thirrje publike për ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të gruas shqiptare.

Artwork by: @Guido Guido Palmadessa
Model: Saranda Sefedini

Falënderojmë përzemërsisht Komunën e Gjakovës dhe MKRS departamenti i kulturës për mundësimim e realizimit të projektit, si dhe Activism Roots,@Fisnik Gojanin  @Ideal Zhavelli   për bashkëpunimin e përkryer.Falënderojme Tolinda Gojanin nga dyqani Kulturë Tradicionale e cila na huazoi xhubletën afër dyqind vjeçare të trashëguar te ajo nga stërgjyshi i saj.

Project Details

  • Artwork by: @Guido Guido Palmadessa

  • Model: Saranda Sefedini

  • Location : Gjakova