Programi “BRICK” dhe “Mural Fest” ne regjionin e Ferizajt

I zbatuar nga CDF-ja, programi Brick po vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim fuqizimin e rinisë kosovare. Në bashkëpunim me “Mural Fest”, 28 punime plot ngjyra, stile të ndryshme e ide origjinale, u ekspozuan në Galerinë e Arteve në Ferizaj. E veçanta e kësaj ekspozite ishte tema që zgjoi kreativitetin e shumë nxënësve të shkollave të mesme të regjionit të Ferizajt.