Pranvera Sylejmani
Artistic Manager


Pranvera Sylejmani

Pranvera Gursel Sylejmani e lindur me 18.12.1989 ne Sadovinë e Jerlive-Viti. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i kreu ne Ferizaj. Studimet i mbaroi ne Fakultetin e Arteve të Bukura-dega e Pikturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Që nga viti 2011 deri 2017 ishte punëtore prefesionale në Institutin Arkeologjik të Kosovës.Në fillim të vitit 2017 u zgjodh Kryetare e Shoqatës së Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj. Poashtu, në themelimin e Asociacionit të Artisteve Vizuel të Kosovës u zgjodh Nënkryetare.

Në festivalin e muraleve “Mural Fest” në Ferizaj është Drejtor Artistik i Festivalit. Nërsa duke qenë në krye të shoqatës së artistëve figurativ “Zef Kolombi”, gjatë vitit 2017 ishte edhe bartëse kryesore e shumë aktiviteteve artistike. Pranvera ekspozitën e parë personale e realizoi ne vitin 2010 në Galerinë e Arteve në Ferizaj, dhe është pjesmarrëse në shumë ekspozita kolektive dhe koloni artistike brenda dhe jashtë vendit.