Thirrje për artistët rinjë

 MURAL FEST synon të jetë promotor i nismave të ndryshme që kanë për qëllim shprehjen artistike rreth problemeve të shoqërisë përmes artit. Këtë vit MURAL FEST zhvillon edicionin e tretë të realizimit të muraleve me karakter ndërkombëtar. Festivali fillon më 10.05.2017 dhe mbaron më 16.05.2017, zhvillohet në Ferizaj, Republika e Kosovës.

FTESË

Punëtori \ workshop

Për: artistët e rinj vendas, banor në regjionin e Ferizajt

RREGULLAT PËR PJESMARRJE:

Tema:“ANTIKORRUPSIONI”;

Konkurrimi për punëtori artistike është i hapur për të gjithë krijuesit e rinj nga regjioni i Ferizajt të cilët mund të prezantojnë idetë e tyre (vizatime, piktura, apo në teknika të tjera kreative të përshtatshme për t’u realizuar në hapësira të mëdha, përkatësisht në formë murali)

Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV të shkurtër të tyre në e-mailin zyrtar muralfestfer@gmail.com, dhe më së largu deri në datën 06.04.2018.

Krijuesit e rinj gjatë punës dyditore do të realizojnë punime origjinale duke u bazuar në pikën 1 të konkursit. Punimet e realizuara gjatë kësaj punëtorie mund të jenë ide individuale apo edhe grupore.

Punimet do të vlerësohen nga juria profesionale që përcakton Mural Fest, e cila bënë përzgjedhjen e skicës fituese, skice kjo që do të shpërblehet me vlerën prej 300€ dhe i njëjti punim do të realizohet në hapësirën e caktuar në qytetin e Ferizajt.

E drejta autoriale: Organizatorët rezervojnë të drejtën për t’i publikuar punimet shpërblyer në gazeta, poster, mediume elektronike, katalogë dhe ekspozim publik, por jo për përfitim material.

Me rastin e pjesëmarrjes në konkurs, autori i pranon rregullat e konkursit dhe vendimet e jurisë.

*MURAL FEST* 2018