31 Aug
SHTYHET AFATI i aplikimit të skicës për pikturimin e muralit me titull: Si e sheh Qytetin tënd?
Afati i aplikimit: 05 shtator 2023 ora 23:59.
RREGULLAT PËR PJESËMARRJE
Konkursi për ide pikturale (skicë) është i hapur për të gjithë krijuesit artistik nga Kosova, të moshës mbi 18 vjeç, të cilët mund të prezantojnë idetë e tyre në forma të përshtatshme për t’i realizuar mëtutje në hapësira të mëdha, përkatësisht në formë murali.
Krijuesit mund të konkurojnë me deri tre (3) skica origjinale, ide individuale apo grupore duke u bazuar në temën e cekur në faqen e dytë të konkursit.
Aplikimit duhet t’i bashkangjitet dokument i veçantë deri në 500 fjalë ku elaborohet koncepti tekstual i skicës artistike.
Skica duhet të jetë rezultat i shkrimeve publike nga qytetarët në pano (shih foton e postuar) ku mund të paraqiten pjesë qoftë tekstuale apo edhe si imazhe të pikturuara e të pasqyruara në mural.
Skica e propozuar duhet të shënohen me emër, mbiemër dhe adresë të autorit, dhe të dorëzohen në mënyrë elektronike, të skanuara apo fotografuara me kualitet të mjaftueshëm për shqyrtim dhe të dërgohen në email adresën info@muralfest.org me subjektin: Si e sheh Qytetin Tënd – [Emri dhe Mbiemri i Autorit]
Autori i skicës fituese do të shpërblehen me 1,200.00 EUR bruto.
Informatat e detajuara rreth projektit dhe kritereve të pranueshmërisë i gjeni në konkursin e publikuar më poshtë.