Muralfest

PREJARDHJE

| EKSPOZITË DIXHITALE | ON(OFF)LINE | MURAL FEST KOSOVA |
♦️Ekspozita e shumëpritur dixhitale, “PREJARDHJE” është tashmë e hapur për të gjithë dashamirët e artit dhe trashëgimisë kulturore, dhe e tillë do të jetë deri më 🗓5 Shkurt, çdo ditë prej 🕑15:00 deri 🕕19:00.
❗️Më 30 Janar hapëm dyert e Galerisë së Arteve në Ferizaj dhe mirëpritëm qytetarë, anëtarë të komunitetit artistik e kulturorë, si dhe përfaqësues të institucioneve publike lokale e vendore në hapjen ekskluzive të ekspozitës së parë dixhitale në Ferizaj- “PREJARDHJA”.
Përmes kuratorëve En Sylejmani e Fortunë Haziri dhe asistimit të artistëve/dizajnerëve të rinj Gentrit Osmani dhe Dren Osmani, MuralFest Kosova solli në jetë ekspozitën e parë të këtij lloji e cila motiv kryesor ka shpalosjen para publikut të gjetjeve arkeologjike të përpunuara dhe të promovojë pasurinë kulturore të rrënjëve tona.
😊Ju mirëpresim të njohim së bashku trashëgiminë dhe rrënjët që ushqejnë autenticitetin tonë, e këtë ta bëjmë përmes një forme bashkëkohore të artit që na e paraqet “PREJARDHJA”.
📸 @Dren Osmani
[ Ky projekt u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. ]