Muralfest

PJETËR BOGDANI

| MURALFEST KOSOVA | MURALS | PJETËR BOGDANI |
Të rinjtë kreativ të organizatës sonë, ARTivistat, së fundmi bënë një ndikim të madh në komunitetin tonë duke marrë pjesë në një projekt pak më ndryshe nga të tjerët, i cili këtë herë pati për qëllim sjelljen e ngjyrave dhe kreativitetit në ambientet e SHFMU “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Ekipi i artistëve tanë të përkushtuar kaloi orë të panumërta për të krijuar një atmosferë pozitive dhe të ngrohtë si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit.
Ndikimi i këtyre muraleve ishte i menjëhershëm dhe i dukshëm, me nxënësit dhe stafin që shprehën emocionet dhe mirënjohjen e tyre për të gjitha veprat artistike, e edhe për autorët e tyre. Këto murale të reja jo vetëm që ndriçuan hapësirat e kësaj shkolle, por shërbyen edhe si burim frymëzimi dhe motivimi për të gjithë nxënësit, të cilët mundën ta shihnin shkollën e tyre në një frymë të re.
Të rinjtë e ARTivistave shkuan përtej përpjekjeve të tyre, jo vetëm duke krijuar murale të bukura, por edhe duke u angazhuar me studentët dhe duke ndarë pasionin e tyre për artin. Nëpërmjet punës së tyre të palodhur dhe përkushtimit, ata ishin në gjendje të bënin një ndikim të qëndrueshëm jo vetëm në këtë shkollë por edhe në dhe kominitetin e tyre.
ARTivistat tanë dhe kontributi i tyre na bëjnë krenar çdo ditë e më shumë. Kreativiteti, talenti dhe dedikimi i tyre vazhdojnë të na frymëzojnë për të shtyer para qëllimin bazë të MuralFest Kosova- promovimin e artit pamor si formë unike e shprehjes.
Falenderojmë piktorët🎨 @Antika, @Rema, @Argjenda, @Genti, @Hana, @Elda e @Dhurata
[ Ky Projekt mbështetet nga #drejtoriapërkulturë Komuna e Prishtinës ]
📸 @Dren Osmani

Stay Tuned to see the final magic
Our ARTivists never cease to amaze!

From the beginning

to the end