Muralfest

ON(OFF)LINE

| MuralFest Kosova | ONOFFLINE | 7th Edition |
Prezentojmë artistët pjesëmarrës të edicionit të VII-të të Mural Fest Kosova- ON/OFFLINE.
Fryma moderne e inovative e edicionit të sivjetëm mishërohet me veprat e artistëve, emrat e të cilëve bëhen të ditur nëpërmjet videos të bashkangjitur.
ON/OFFLINE vjen me datat 7-14 Maj, në Ferizaj, Kosovë.
Ju presim për të parë më shumë muralet e reja që do punohen në Ferizaj.
Video @Sovran Nrecaj
……
We present to you the participating artists of the 7th edition of MuralFest Kosova- ON / OFFLINE.
The modern and innovative spirit of this year’s edition is embodied through the artwork of the artists, whose names are made known through the attached video.
ON / OFFLINE comes on 7-14th May, in Ferizaj.
We welcome you to see more of the new murals that will be painted in Ferizaj.

PART I

Opening Ceremony

Më 7 Maj u mbajt ceremonia e hapjes së Edicionit të VII të Festivalit të Muraleve – On(OFF)Line. Prezantuam para të gjithë të pranishmëve vendas e të huaj punën që do na ndiqte përgjatë 7 ditëve të ardhshme.
Kjo ceremoni njëkohësisht u përcoll me ekspozitën kolektive “Je dhe S’je” ku pamë nga afër talentin e të rinjve krijues të grupmoshës 11-17 vjeç nga regjioni i Ferizajt. Nga gjithsej 30 vepra unike të ekspozuara, katër veprat më të dalluara u shpërblyen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Një ndër objektivat e këtij edicioni, që është promovimi i të drejtave të barabarta dhe integrimi i të gjithë individëve në shoqëri, u konsolidua me hapësirën e veçantë koncertale që u mbajt nga tre të rinj të veçantë, e të talentuar në fushën e muzikës, që i dhanë jetë ceremonisë sonë të hapjes.
Na ndiqni në vazhdim për të parë aktivitetet që shënuan Edicionin e VII të Festivalit të Muraleve – On(OFF)Line.
———–
On May 7th, the opening ceremony of the 7th Edition of the Festival of Murals – On (OFF) Line was held. We presented to all local and foreign attendees the work that would follow us over the next 7 days.
This ceremony was simultaneously followed by the collective exhibition “Je dhe S’je” where we witnessed up close the talent of young creators aged 11-17 from the region of Ferizaj. Out of a total of 30 unique exhibited artworks, the four most outstanding were awarded by the Ministry of Culture, Youth and Sports.
One of the objectives of this edition, which is the promotion of equal rights and the integration of all individuals in society, was consolidated with the special concert held by three special, talented young people in the field of music, who gave life to our opening ceremony.
Follow us to see the activities that marked the 7th Edition of the Festival of Murals – On(OFF)Line.
📸 DonitAvdyli

ARTISTS

Maximiliano Bagnasco

Ju prezantojmë me Maximiliano Bagnasco, artist me renome botërore i cili i bashkangjitet edicionit të sivjtëm të Festivalit të Muraleve – On(OFF)Line për të ndarë me komunitetin tonë fragmente të çmueshme nga trashëgimia e tij artistike.
Për t’u njoftuar mëtutje me veprimtarinë e tij, gjeni të bashkangjitur më poshtë biografinë e shkurtër të Maximiliano BAGNASCO.
Maximiliano Bagnasco ka studiuar zyrtarisht Marketing, por gjithmonë ka qenë i lidhur me vizatimin, pikturën, karikaturat, portretet, ilustrimet, humorin grafik, karikaturat dhe muralizmin. Në moshën 17-vjeçare, ai filloi të botonte veprat e tij artistike në libra dhe revista. Në moshën 21-vjeçare fillon një fazë më performuese, duke bërë karikatura live, në festa, evente dhe kanale televizive. Sot, Maximiliano ka bërë ilustrime të panumërta për revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Arti i tij i kaloi kufijtë dhe arriti personalitete të ndryshme në mbarë botën si Steven Tyler, Ozzy Osbourne, Guns n’ Roses dhe Megadeth. Maximiliano u thirr për të pikturuar piktura dhe murale në homazh ndaj personaliteteve të mëdha të kulturës argjentinase si Ernesto Sábato, Jorge Luis Borge, Mercedes Sosa, Mariano Mores, Jorge Guinzburg, Ringo Bonavena, Lionel Messi dhe Diego Armando Maradona. Krahas veprës së tij artistike, ai ka themeluar “Maxi Bagnasco Arts Space” ku shërben si mentor në punëtori të ndryshme. Aktualisht ai ka regjistruar një kurs online me Domestika që shitet në të gjithë botën dhe mund të shikohet i përkthyer në 6 gjuhë. Personaliteti i tij artistik u rrit ndërkombëtarisht falë pikturave dhe muraleve të Maradonës, duke e parë emrin e tij në mediat më të rëndësishme në botë si Rai, CNN, ESPN, TVE, Telemundo, Tv Globo, mediat e Katarit, etj. Murali i tij i fundit i përmasave të mëdha është pikturuar në Rusi, ku media theksoi punën e tij për portretizimin e shkrimtarit vendas, të njohur në nivel ndërkombëtar, Leo Tolstoy. Ai e mbylli vitin 2021 duke pikturuar në Wynwood, Miami për Formula 1 lokale. Vlen gjithashtu të përmendet se Maximiliano është autor i një murali të njohur, i cili promovon mesazh për Paqe. Ky mural u finalizuar në Shkurt, 2022 ku mesazhi ka arritur në pjesë të ndryshme të botës.
💥We present to you @maxibagnasco, a world-renowned artist who joins this year’s edition of the Festival of Murals- On(OFF)Line to share with our community precious fragments of his artistic heritage.
For further information on his activity, please find attached below the short biography of Maximiliano BAGNASCO.‼
Maximiliano Bagnasco formally studied Marketing, but has always been linked to drawing, painting, caricatures, portraits, illustrations, graphic humor, cartoons and muralism. At the age of 17, he began publishing his artwork in books and magazines. At the age of 21, a more performative stage begins, making caricatures live, at parties, events and television channels. Today, Maximiliano has made countless illustrations for national and international magazines. His art crossed borders and reached various personalities around the world such as Steven Tyler, Ozzy Osbourne, Guns n’ Roses and Megadeth. Maximiliano was summoned to paint pictures and murals in homage to great personalities of Argentine culture such as Ernesto Sábato, Jorge Luis Borge, Mercedes Sosa, Mariano Mores, Jorge Guinzburg, Ringo Bonavena, Lionel Messi and Diego Armando Maradona. In addition to his artwork, he has established the “Maxi Bagnasco Arts Space” where he serves as a mentor to different workshops. He has currently recorded an online course with Domestika that is sold all over the world and can be watched translated into 6 languages. His artistic personality grew internationally thanks to his paintings and murals of Maradona, getting to see his name in the most important media in the world such as Rai, CNN, ESPN, TVE, Telemundo, Tv Globo, Qatari media, etc. Maximiliano’s last big mural was in Russia where the media highlighted his work for portraying the local writer, recognized on an international level, Leo Tolstoy. He wrapped up 2021 by painting in Wynwood, Miami for the local Formula 1. It is also worth mentioning that Maximiliano is also the author of a mural for Peace in February 2022 where the message has reached different parts of the planet.

ZANE PRATER

Ju prezantojmë me @zane.prater, artisti i radhës i cili i bashkangjitet edicionit të sivjtëm të Festivalit të Muraleve – On(OFF)Line për t’i shtuar qytetit tonë ngjyra dhe frymë nga ekspertiza e tij shumëvjeçare.
Për t’u njoftuar mëtutje me veprimtarinë e tij, gjeni të bashkangjitur më poshtë biografinë linkun
We introduce you to @ zane.prater, the next artist who joins this year’s edition of the Festival – On (OFF) Line to add color and spirit to our city from his many years of expertise.
To learn more about his activity, click on the link below👇

Gabriel Pitcher

Kemi kënaqësinë që gjatë edicionit të VII të Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line, afër nesh të kemi mjeshtrin e pikturës, Gabriel PITCHER. Muret dhe hapësirat e qytetit tonë gjallërohen përmes artit të Gabriel i cili shpalos para nesh një interpretim tjetër të përjetimit të botës.
Për më shumë informata rreth veprimtarisë së Gabriel Pitcher mund të vizitoni linkun e bashkangjitur më poshtë
It is with great pleasure to announce that we are having the master of painting, Gabriel PITCHER, along us during the VII edition of the Festival of Murals- On(OFF)Line. The walls and spaces of our city are revived through the art of Gabriel who unfolds before us another interpretation of the experience of the world.
For more information on Gabriel Pitcher’s artistic activity you can visit the link attached below

Dridali

Line-up të edicionit të VII të Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line i shtohet edhe një artist tjetër i talentuar, Adrián Mateo – DRIDALI. Dridali vjen për të lënë gjurmët e tij artistike, ashtu si e thekson edhe vetë: “në muzeun më të gjerë të botës: rrugën.”​
Vizitoni linkun e bashkangjitur më poshtë për të mësuar më shumë rreth Adrián Mateo – DRIDALI
The line-up of the VII edition of the Festival of Murals- On (OFF) Line is complemented with another talented artist, Adrián Mateo – DRIDALI. Dridali comes to leave his artistic traces, as he himself states: “in the largest museum in the world: the street.”
Visit the link attached below to learn more about Adrián Mateo – DRIDALI

RetryOne

On(OFF)Line plotësohet si festival me pjesëmarrjen e RETRYONE, artistit të radhës i cili i bashkangjitet line-up për të lënë kujtime të pa përjetuara më parë.
RETRYONE vjen këtë herë si mural artist për të unifikuar më tutje hapësirat e qytetit tonë. Piktor dhe mural artist i dëshmuar, por shpirti artistik i RetryOne ngritet edhe përmes muzikës së veçantë të prodhuar nga vetë ai.
Vizitoni llogarinë @ inreverse2hefuture për t’u njoftuar mëtutje me format unike të shprehjes artistike të RetryOne.​
On(OFF)Line is fulfilled as a festival with the participation of RETRYONE, the next artist who joins the line-up to leave memories not experienced before.
RETRYONE comes this time as a mural artist to further unify the spaces of our city. Proven painter and mural artist, but RetryOne’s artistic spirit also rises through the special music produced by him.
Visit the hande @inreverse2hefuture to learn more about RetryOne’s unique artistic expression forms.

ARTivistat

Antika Veseli, Hana Haziri dhe Valera Konxheli vijnë së bashku si SPRING FLASH për të dëshmuar talentin, si dhe aftësitë e fituara duke qenë pjesë e ekipës vullnetare të MuralFest Kosova. Këto tri vajza të reja i bashkangjiten edicionit të VII- On(OFF)Line në cilësinë e mural artisteve që do pasurojnë muret e hapësirave tona publike.
Na ndiqni mëtutje për të parë më shumë nga puna dhe aktiviteti i SPRING FLASH
Antika Veseli, Hana Haziri and Valera Konxheli come together as SPRING FLASH to prove the talent, as well as skills obtained by being an active part of the volunteer team of MuralFest Kosova. These three young girls join the 7th edition- On(OFF)Line in the quality of mural artists that will enrich our public spaces.
Follow us to see more of
the work and activity of SPRING FLASH

EN

Tashmë i njohur nga komuniteti artistik në vend, EN Sylejmani vjen si pjesë e line-up të edicionit të VII të Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line. EN njihet për kontributin e tij edhe në edicionet e mëhershme, ku stili i tij unik na la me murale të mirënjohura në qytetin tonë.
Edhe këtë edicion, ai bashkangjitet për të shënuar një festival me vepra që nuk kemi parë më herët.
Na ndiqni mëtutje për të parë më shumë nga puna dhe aktiviteti i EN
Already known by the national artistic community, EN Sylejmani comes as a part of the line-up of the 7th edition of the Festival of Murals- On(OFF)Line. En is known for his contribution in the previous editions, where his unique style left us with well-known murals in our city.
He joins us this edition as well to mark a festival with artwork we have not seen before.
Follow us to see more of the work and activity of EN

Matteo

Një tjetër i ri i pasionuar ndaj artit, MATE, na bashkangjitet këtë edicion për t’i dhuruar qytetit tonë një Festival të paharruar të Muraleve. Përgjatë edicionit On(OFF)Line do të kemi kënaqësinë të mirëpresim MATE, i cili vjen për të ndarë me ne copë nga shpirti i tij artistik.
Vizitoni llogarinë @mateartist për t’u njoftuar mëtutje me stilin unik artit të MATE.
Another young man passionate about art, MATE, joins us this edition to give our city an unforgettable Festival of Murals. Throughout the On(OFF)Line edition we will have the pleasure of welcoming MATE, who comes to share with us pieces of his artistic spirit.
Visit the @mateartist account to learn more about MATE’s unique artistic style

TheoMagma

Ju prezantojmë Theo MAGMA- artistin e radhës i cili i bashkangjitet Edicionit të VII të Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line. Theo MAGMA na bashkangjitet për të shënuar spektrin e gjerë të stileve artistike që do na përcjellin në këtë edicion.
Vizitoni llogarinë @ theo_magma.fx për të parë më shumë nga THEO MAGMA
We introduce you to Theo MAGMA- the next artist who joins the 7th Edition of the Festival of Murals- On(OFF)Line. Theo MAGMA joins us to mark the wide range of artistic styles that will accompany us in this edition.
Visit the account @ theo_magma.fx to see more from THEO MAGMA.
MURALFEST KOSOVA IS OFFLINE.
The 7th edition of the Festival of Murals – On(OFF)Line is happening in real life. We welcome you outside, in the streets of the city of Ferizaj, to experience together the liveliness of the real life happening behind the walls and facade of screens and mobile phones.
………………
MURALFEST KOSOVA ËSHTË OFFLINE.
Edicioni i VII i Festivalit të Muraleve – On(OFF)Line po ndodhë në jetë reale. Ju mirëpresim jashtë, në rrugët e qytetit të Ferizajt, të përjetojmë së bashku gjallërinë e jetës së vërtetë që po ndodhë prapa mureve e fasadës së ekraneve dhe telefonave mobil.

The Process

Procesi i pikturimit të 7 muraleve gjatë 7 ditëve të Edicionit të VII të Festivalit të Muraleve – On(OFF)Line..
———
The painting process of 7 murals throughout the 7 days of the 7th edition of the Festival of Murals – On(OFF)Line..
📸Photography by: Fifth Wall @DougGillen

MURALS

Kantarion

| MuralFest Kosova | ON(OFF)LINE | MURALS |
Kemi nderin të shpalojmë para jush muralin e parë nga gjithsej shtatë murale të punuara përgjatë edicionit të VII të Festivalit të Muraleve – On(OFF)Line. Murali i paraqitur titullohet “Kantarion” kryevepër e artistit Amerikan, Zane Prater. Përmes “Kantarion” Zane vë në pah lidhjen mes njeriut dhe ambientit përreth, dhe unifikimin e trupit me natyrën.
Më poshtë gjeni të bashkangjitur konceptin e veprës nga vetë autori, Zane PRATER.
“Duke punuar në kuadër të temës “on/offline” kjo vepër paraqet lidhjen, shkëputjen dhe aktin e akordimit në trupin tuaj fizik dhe peizazhin ku ju banoni.
Është një përshkrim i Kantarionit, i njohur edhe si Bima e Shën John, një bimë mjekësore që përdoret tradicionalisht në Kosovë për të trajtuat ankthin, depresionin dhe sëmundje të tjera. Portreti është i Valerës, pjesëtare nga grupi i të rinjve të talentuar artistë nga Ferizaj, të cilët janë të paçmuar për ta sjellë këtë projekt në jetë.
Bëhet fjalë për të parë veten në botën përreth jush dhe për t’u shëruar, literalisht, duke filluar nga rrënjët.”
———
We are honored to unveil before you the first mural from a total of seven murals painted during the 7th edition of the Festival of Murals – On(OFF)Line. The mural presented is titled “Kantarion” a masterpiece of the American artist, Zane Prater. Through “Kantarion” Zane points ouz the connection between humans and the surrounding environment, and the unification of the body with nature.
Attached below is the concept of the artwork by the author himself, Zane PRATER.
“Working off of the theme “on/offline” this piece represents connection, disconnection, and the act of tuning into your physical body and the landscape that you inhabit.
It is a depiction of Kantarion, also known as St. John’s Wort, a medicinal plant traditionally used in Kosovo to help with anxiety, depression, and other ailments. The
portrait is of Valera, one of the group of talented young artist from Ferizaj who are invaluable in bringing this project to life.
It is about seeing yourself in the world around you and healing, quite literally, from the roots up”
📸Photography by Fifth Wall

Leart's Piano

MuralFest Kosova | ON(OFF)LINE | MURALS |
Në mesin e shtatë muraleve të punuara përgjatë këtij edicioni të Festivalit të Muraleve, “Leart’s Piano” i punuar nga artisti nga Spanja, Dridali, kapi vëmendjen e të gjithë qytetarëve brenda dhe jashtë Ferizajt.
Për të shënuar temën On(OFF)Line e cila promovon integrimin e të gjithë individëve në shoqëri, Dridali vendosi të pikturojë Leart Gashin, një muzikant i ri që na tregon se një kromozom më tepër të bën më unik. Dridali e paraqet Leartin për atë që ai është- një muzikant i talentuar me shpirt artistik.
Më poshtë gjeni konceptin e veprës artistike sipas fjalëve të autorit- DRIDALI.
“Learti është një pianist i ri nga qyteti i Ferizajt, Kosovë. Është një artist që, siç thuhet në flamenco, ka “duende” – një gjendje e lartësiar e emocioneve dhe shprehjes artistike.
Arti i muzikës nuk njeh paragjykime. Është një melodi që të ngjeth lëkurën si dhe të emocionon. Këtë mund ta arrijnë vetëm ata me ndjenjë, pastërti dhe dashuri, tri fjalë që janë shkruar në fytyrën e mikut tim, Leart Gashi, i cili është paraqitur në këtë mural.
Learti përfaqëson të gjithë fëmijët e tjerë të talentuar, e të veçantë, që kanë kaq shumë për t’i ofruar botës. Ky mural i nderon ata drejtpërdrejt dhe paraqet për atë që janë në të vërtetë – individë të veçantë që janë në të vërtetë të aftë për gjëra të mrekullueshme.”
Foto referencë Bardha Goga Photographer
——–
Among the seven murals painted during this edition of the Festival of Murals, “Leart’s Piano” by the Spanish artist, DriDali , caught the attention of all citizens inside and outside Ferizaj.
To mark this year’s topic- On(OFF)Line which promotes the integration of all individuals in the society, Dridali decided to paint Leart Gashi, a young musician who shows us that an extra chromosome makes you more unique. Dridali pictures Leart for who he is- a talented musician with an artistic spirit.
⬇️You will find below the concept of the artwork according to the words of the author- DRIDALI.
“Leart is a young pianist from the city of Ferizaj, Kosovo. He is an artist who, as the flamencos say, has “duende”- an elevated state of emotion and artistic expression.
The art of music does not acknowledge prejudice. It is a melody that makes your skin crawl and excites you. Only those with feeling, purity and love can achieve it, three words that are written on the face of my friend Leart Gashi, who is pictured in this mural.
Leart represents all the other talented, special kids who have so much to offer to the world. This mural honours them directly, and paints them for who they really are- unique individuals who are actually capable of wonderful things.”
📸Photography by: Fifth Wall

Mona Lisa of Kosovo

Përgjatë edicionit të VII të Festivalit të Muraleve – On(OFF)Line patëm kënaqësinë të kemi mes nesh artistin Maximiliano Bagnasco i cili na nderoi me pjesëmarrjen e tij. Maximiliano na la me një vepër e cila përforcon identitetin e qytetit të Ferizajt, i cili tashml ka filluar të njihet si “Qyteti i Muraleve” edhe ndërkombtarisht.
Prezantojmë para jush “Mona Lisa of Kosovo”, murali i 3-të i punuar përgjatë On(OFF)Line, konceptin e të cilit e gjeni më poshtë sipas fjalëve të autorit- MAXIMILIANO BAGNASCO.
“Mona Lisa of Kosovo” është një mural i cili është skicuar me kujdes menjëherë pasi bota filloi të zhveshej nga izolimi i paraqitur nga pandemia e fundit.
Masat e izolimit dhe distancimit të paraqitura nga situata e pandemisë nisën një diskutim të vonuar prej kohësh – izolimi ndërpersonal në të cilin njerëzit kanë vënë veten duke u fokusuar vetëm në praninë e tyre virtuale.
“Mona Lisa of Kosovo” pikturon një vajzë të re, fytyra e së cilës shfaq emocione të turbulluara, gjersa mban një kuti xhami ku është pushtuar shpirti i së njëjtës vajzë. Kutia e xhamit përfaqëson pajisjet mobile dhe ekranet që kanë izoluar njerëzit nga lidhja me mjedisin e tyre përreth. E njëjta vajzë duke qenë jashtë dhe brenda kupolës së xhamit përfaqëson përçarjen e ekzistencës së njerëzve në jetë virtuale dhe reale.”
Foto referencë @Sovran Nrecaj
——
During the 7th edition of the Festival of Murals – On(OFF)Line we had the pleasure to have among us the artist Maximiliano Bagnasco who honored us with his participation. Maximiliano left us with an artwork which strengthens the identity of the city of Ferizaj, which is now beginning to be internationally known as the “City of Murals”.
We present to you “Mona Lisa of Kososo”, the 3rd mural painted throughout On(OFF)Line, the concept of which you can find below in the words of the author – MAXIMILIANO BAGNASCO.
“Mona Lisa of Kosovo” is a mural which was carefully sketched right after the world started to unveil itself from the isolation presented by the latest pandemic.
The isolation and distancing measures presented by the pandemic situation kickstarted a discussion that has been long overdue- the interpersonal isolation people have put themselves into by focusing only on their virtual presence.
The “Mona Lisa of Kosovo” paints a young girl whose face shows confusing emotions, while holding onto a glass dome where the same girl’s spirit is captured. The glass dome represents the mobile devices, and screens that have isolated humans from staying in touch with their surroundings. The same girl being outside and inside the glass dome represents the split existence of humans in a virtual and real life.”
Photography by: Donit Avdyli

When does the digital world start to devour the real world?”

Qytetit të Ferizajt i shtohet edhe një mural tjetër që le hapësirë të gjerë diskutimi rreth transformimit dixhital të shoqërisë. Artisti Britanez, Gabriel Pitcher, me mjeshtëri të madhe na u bashkangjit në edicionin e VII të Festivalit të Muraleve dhe na la me një ndër veprat më të dalluara të këtij edicioni.
Për të kuptuar më shumë rreth kuptimit pas imazhit të shfaqur në mural, GABRIEL PITCHER ndan me ne konceptin tekstual të veprës.
“Për edicionin e VII të Festivalit të Muraleve të organizuar nga MuralFest Kosova, na u prezantua tema On(OFF)Line e cila shqyrton dhe krahason realitetin në të cilin jetojmë, me botën joreale që krijojmë në hapësira dixhitale.
Për kontributin tim, isha i interesuar të kapja boshllëkun midis botës dixhitale dhe asaj fizike. Një vend ku ne banojmë dhe jetojmë jetë paralele, ku mund të mendojmë se cilin verzion të vetes sonë të parashtrojmë, ose ta përjashtojmë nga ky ndërveprim.
Këtu shohim një mural të madh të një vajze të re që shihet nga afër. Një roletë fletë-fletë errëson dritaren që ajo qëndron pas. Nga përtej pengesës së saj, ajo vështron me vojeurizëm drejt botës së jashtme. Duke lëvizur poshtë portretit, një defekt dixhital në imazhe shton një spërkatje ngjyrash për të ripërqendruar vëmendjen tonë – çfarë po shikojmë? A është avatari që shikon nga prapa roletës i krijuar nga përvoja në internet e personit real, apo është vërtet një përfaqësim i personit në botën reale?
Kur fillon bota dixhitale të gllabërojë botën reale?”
——–
Another mural is added to the city of Ferizaj, which leaves a wide room for discussion on society’s digital transformation. The British artist, Gabriel Pitcher, with great mastery joined us during the 7th edition of the Festival of Murals and left us with one of the most distinguished artworks of this edition.
To understand more about the meaning behind the image displayed on the mural, GABRIEL PITCHER shares with us the textual concept of the artwork.
“For the 7th edition of the Festival of Murals organized by MuralFest Kosovo, we were presented the theme On(OFF)Line which examines and compares the reality we live in, with the unreal world we create in digital space.
For my contribution, I was interested in capturing the void between the digital and physical world. A place which we inhabit and live parallel lives, where we can consider which version of ourself to introduce, or hold back from this interaction.
Here we see an oversized mural of a young girl seen at close range. A slatted blind obscures the window she stands behind. From beyond her barrier, she peeks voyeuristically through to the outside world. Moving down the portrait, a digital glitch in the imagery adds a splash of colour to refocus our attention – what are we looking at? Is the avatar peeking from behind the blind created by the online experience of the real person, or is it really a representation of the person in the real world?
When does the digital world start to devour the real world?”
Photography by: Kenzo Records and Donit Avdyli

Creation of the Virtual-Like

Murali i radhës që paraqesim para jush vjen nga artisti nga Spanja, Theo Magma, i cili paraqet denjësisht një ndër temat e trajtuara përgjatë edicionit të VII të Festivalit të Muraleve- ndikimin e rrjeteve dhe platformave sociale në personalitetin e njeriut. I titulluar “Creation of the Virtual-Like” ky mural pasuron mëtutje koleksionin e edicionit On(OFF)Line.
Më poshtë gjeni konceptin e veprës sipas autorit, THEO MAGMA.
“Ky mural titullohet “Creation of the Virtual-Like” dhe shërben për të paraqitur ekzistencën moderne të dyfishtë të njerëzve – jetën reale dhe rrjetet sociale. Është një përpjekje për të nxjerrë në pah imazhin e rremë që njerëzit kanë krijuar mbi veten e tyre, dhe mjerimin që lihet jashtë këtyre kornizavr.
Në njërën anë kam paraqitur një imazh që shfaqet qetësues, që i ngjan perfeksionit të jetës dhe estetikës idilike të asaj që shfaqet në rrjetet sociale. Duke kaluar në anën e kundërt, ne përballemi me realitetin po kësaj jete që tregohet krejtësisht ndryshe nga ajo që shohim në fillim. Është një paraqitje e asaj që shtrihet nën fasadën e rrjeteve socisle, dhe kaosit të jetës reale që fshihet për të mbështetur imazhin e rremë e të përsosur të jetës virtuale.
Krejt kjo për një “Like” të thjeshtë që shërben si mekanizëm vlerësues dhe ushqen egon njerëzore. Një mjet që ka transformuar ndërveprimin dhe perspektivën njerëzore.”
Photo @Donit Avdyli
—–
The next mural we present to you comes from the Spanish artist, Theo Magma, who duly presents one of the topics addressed during the 7th edition of the Festival of Murals- the impact of social platforms and networks on the human personality. Titled “Creation of the Virtual-Like” this mural further enriches the collection of the On(OFF)Line edition.
Below you will find the concept of the artwork according to the author, THEO MAGMA.
“This mural is called “Creation of the Virtual-Like” and it comes as a representation of the modern dual existence of humans- the real life and the social networks. It is an attempt to paint out the false image humans have created upon themselves, and the misery that is left out of the picture.
In one side, I have pictured an image that appears calming, resembling the perfection of the lives and the idyllic aesthetics of what is shown in social networks. Moving to the opposite side, we find the reality of those lives which is shown totally different from what we see first. It is a representation of what lies under the facade, and the chaos of the real life that is hidden in order to support the false, perfect image of the virtual life.
All for a simple “Like” that serves as a tool of validation and feeds the human ego. A feature that has transformed human interaction and perspective.”

GREEN SPACE

Përgjatë këtij edicioni të Festivalit të Muraleve, RetryOne, En dhe vajzat e talentuara të Spring Flash përmbushën një kërkesë të shtruar nga qytetarët e Ferizajt që nga inaugurimi i nënkalimit “Bashkimi i Qytetit”. Nuanca e gjelbërt e muralit ka për qëllim t’i dhurojë gjallëri një pjese të ngulfatur nga betoni, gjersa imazhet dhe simbolet e paraqitura lidhen direkt me temën e këtij edicioni- On(OFF)Line. Një mural më ndryshe nga tjerët, por jo më pak i mirëpritur nga komuniteti.
​Më poshtë gjeni konceptin e veprës nga autori holandez, RetryOne.
“Murali që punuam unë, En dhe vajzat nga Spring Flash, është një interpretim i temës së këtij edicioni të Festivalit të Muraleve – On(OFF)Line.
Për shkak të disa problemeve logjistike që kishim me materialet, ne ndërruam tërësisht dhe vendosëm të kthenim skenarin, që do të thoshte se në vend që të përdornim spray ngjyra ne zgjodhëm vetëm akrilikët. Kjo na mundësoi të përfytyrojmë temën në një mënyrë abstrakte.
I sfidova bashkëpunëtorët e muralit që të largoheshin nga zona e tyre e rehatisë, e cila përfshinte kryesisht piktura klasike/figurative, dhe u kërkova të gjenin një zgjidhje grafike për muralin që do punonim.
Duke qenë se morëm disa elemente që lidhen me temën e këtij viti, e konsideruam vetë aktin e pikturës si pjesa “offline” e edicionit.
I kemi prerë imazhet dhe simbolet dhe i kemi përzier si kolazh, kështu që rezultati përfundimtar do të ishte më afër një pikture abstrakte, e cila gjithashtu linte hapësirë ​​për elemente më grafike.
Ndërsa tani jetojmë në vitin 2022, një epokë dixhitale, imazhet e murit do të udhëtojnë brenda spektrit online, gjë që tashmë po dëshmohet përmes qytetarëve që po pozojnë para murit edhe gjatë procesit.”
——
Throughout this edition of the Festival of Murals, RetryOne, En and the talented girls of Spring Flash fulfilled a request made by the citizens of Ferizaj ever since the inauguration of the underpass “Bashkimi i Qytetit”. The green nuance of the mural is intended to enliven a concrete suffocated area, while the images and symbols presented are directly related to the theme of this edition – On(OFF)Line. A mural different from the others, but not any less welcomed by the community.
Attached below you will find the artwork’s concept by the Dutch artist, RetryOne.
“The mural that me, En, and the girls from Spring Flash came up with is an interpretation within this edition of the Festival of Murals’ topic- On(OFF)Line.
Due to some logistical issues we had with materials, we switched the plan upside down and decided to flip the script, which meant that instead of using spraycans we opted for acrylics only. This enabled us to actually visualize the topic in an abstract way.
I challenged my mural teammates to leave their comfort zone, which consisted of mostly classical/figurative painting, and I asked them to find a graphical solution for it.
Given that we took a few elements associated with this year’s topic, we considered the act of the painting itself to be the physical “offline” part.
We cut up the images and symbols and mixed them up as a collage, so the final result would be closer to an abstract painting, which also left space for more graphical related elements.
As we live in 2022 now, a digital era, the images of the wall will travel within the online spectrum, which is already being witnessed as the people are posing in front of the wall even during the process.”
📸Photography by: Donit Avdyli

Digital Future

Murali i 7, dhe i fundit për edicionon e VII të Festivalit të Muraleve, që prezantojmë para jush është “Digital Future” nga artisti italian, Mate. Një vepër artistike e cila i përgjigjet më së miri tematikës të këtij edicioni.
Më poshtë gjeni konceptin e muralit sipas artistit MATE.
“Përgjatë edicionit të VII të Festivalit të Muraleve na u prezantua tema “On(OFF)Line”, një temë që mund të shihet nga shumë perspektiva.
Unë zgjodha që kontributin tim në këtë Festival ta lë me një mural i cili paraqet imazhin e një fëmije që shfaq tendencë të ushqehet nga një figurë virtuale në formën e mollës. Jo rastësisht fëmija ka mbi sy një paisje moderne të realitetit virtual që mundëson perceptimin tre-dimenzional të figurave virtuale. Jam munduar të paraqes mënyrën se si aktivitetet dhe proceset njerëzore po zëvendësohen dhe shndërrohen përmes dixhitalizimit. Progresivitet i cili fatkeqësisht shoqërohet edhe me humbjen e esencës njerëzore.”
Photo by Kenzo Records
———-
The 7th, and final mural for the 7h edition of the Festival of Murals, which we present to you is “Digital Future” by the Italian artist, Mate. A work of art which best responds to the theme of this edition.
Below you will find the mural’s concept according to the artist MATE.
“During the 7th edition of the Festival of Murals we were introduced to the theme “On(OFF)Line”, a theme that can be seen from many perspectives.
I chose to pay my contribution to this Festival with a mural which shows the image of a child tending to be fed by a virtual figure in the shape of an apple. It is no coincidence that the child wears over his eyes a modern device of virtual reality that enables three-dimensional perception of virtual figures. I have tried to present how human activities and processes are being replaced and transformed through digitalization. Progressiveness which, unfortunately, is also associated with the loss of the human essence.”

LECTURES

Në kuadër të Festivalit të VII të Muraleve- On(OFF)Line u mbajtën një sërë aktivitetesh, një ndër të cilat është edhe Ligjërata e mbajtur me qëllim vetëdijësimi ndaj bullizmit në ambiente shkollore por edhe më tej.
Përgjatë kësaj ligjërate pjesëmarrësit, nxënës të shkollave fillore e të mesme në regjionin e Ferizajt, patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejtë me sociologen Jetëbardha Selmani. Qëllimi i ligjëratës ishte adresimi i pranisë së bullizmit në shoqëri, e sidomos në shkolla, dhe mënyrat për ta parandaluar atë. Përkrah sociologes, znj. Selmani, ishte edhe Labinot Azemi i cili ndau me të tjerët eksperiencën e tij me bullizmin, dhe si ia arriti që të zhveshej nga impakti i këtij fenomeni në jetën e tij.
Bullizmi është një dukuri mjaft shqetësuese dhe fatkeqësisht e pranishme në ambientet tona shkollore. Qëllimi i përgjithshëm i kësaj ligjerate ishte pikënisja e një diskutimi, i cili me shpresë do rezultojë në konsideratën e mekanizmave më të lartë që mbrojnë mirëqenien e studentëve.
——-
Various activities were held within the 7th Festival of Murals-On (OFF), one of which is the Lecture held in order to raise awareness against bullying in educational environments and beyond.
During this lecture the participants, students of primary and secondary schools in the region of Ferizaj, had the opportunity to discuss directly with the sociologist, Jetëbardha Selmani. The purpose of the lecture was to address the presence of bullying in our society, especially in schools, and the ways to prevent it. Along with the sociologist, Ms. Selmani, was also Labinot Azemi who shared with the others his experience with bullying, and how he managed to get rid of the impact of this phenomenon in his life.
Bullying is a highly disturbing phenomenon and unfortunately quite present in our educational environments. The overall purpose of this lecture was to initiate a discussion, which will hopefully result in the consideration of the highest mechanisms that protect the well-being of students.

WORKSHOPS

Mural Kolektiv - Lidhja në Komunitet

Edicioni i VII i Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line u shënua edhe me organizimin e punëtorive artistike, një ndër të cilat është “Mural Kolektiv – Lidhja në Komunitet” me mentor Gabriel Pitcher.
Planprogrami i pasur i Festivalit të Muraleve i qëndron besnik qëllimit drejt vetëdijësimit dhe fuqizimit së rinisë vendase përmes artit si formë e shprehjes.
Më datat 9 dhe 10 Maj të rinjtë e regjionit të Ferizajt patën mundësinë të marrin pjesë në punëtorinë “Mural Kolektiv – Lidhja në Komunitet” që do rezultonte në koncepte dhe dizajne që mëtutje do punoheshin në murale në lagjen Sallahane në Ferizaj.
Kjo punëtori dy-ditore u shoqërua me vizita në lagjen Sallahane, ku pjesëmarrësit hulumtuan gjendjen ekzistuese të lagjes, përceptimin e hapësirës, historikun e banorëve dhe vetë lagjes, si dhe nevojat e komunitetit. Mbi të dhënat e këtij hulumtimi u ndërtua edhe ideja dhe dizajni për muralet që do të pikturohet gjatë muajit Qershor nga vetë pjesëmarrësit. E tërë kjo ecuri u vëzhgua dhe mentorua nga afër nga artisti britanez, Gabriel Pitcher.
Përveç rezultateve që kaluan pritshmëritë, Punëtoria “Mural Kolektiv – Lidhja në Komunitet” përafroi të rinjtë vendas dhe theu barrierat që përçajnë komunitetet. Aktivitete të tilla dëshmojnë se si diversiteti dhe ambientet gjithëpërfshirëse të punës rezultojnë në vepra nga më të dalluarat, dhe dizajnojnë një shoqëri të përshtatshme për të gjithë.
Foto @Donit Avdyli
Ky Projekt i Ndërtimit të Mirëbesimit financohet nga UNMIK
—–
The 7th edition of the Festival of Murals-On(OFF)Line was also marked by the organization of artistic workshops, one of which is “Mural Kolektiv – Lidhja në Komunitet” mentored by Gabriel Pitcher.
The enriched curriculum of the Festival of Murals stays true to its objective of raising awareness and empowering the local youth through art as a form of speech.
On May 9th and 10th, young people from the region of Ferizaj had the opportunity to participate in the workshop “Mural Kolektiv – Lidhja në Komunitet” which would result in concepts and designs that would be further painter on murals in the Sallahane neighborhood in Ferizaj.
This two-day workshop was accompanied by visits to the Sallahane neighborhood, where participants explored the existing state of the neighborhood, the perception of space, the history of the residents and the neighborhood itself, as well as the needs of the community. The idea and designs for the murals were built upon the data collected through this research. The murals will be painted during the month of June by the workshop participants themselves. This whole procedure was closely monitored and mentored by the British artist, Gabriel Pitcher.
In addition to the results that exceeded all expectations, the workshop “Mural Kolektiv – Lidhja në Komunitet” brought together local youth and broke down barriers that divide communities. Such activities demonstrate how diversity and inclusive work environments result in the most distinctive works, and design a society suitable for all.
This Confidence Building Project is funded by UNMIK

Dokumentimi i Artit Rrugor

Punëtoria “Dokumentimi i Artit Rrugor” me mentor, regjisori Britanez Doug Gillen është aktiviteti i radhës i mbajtur përgjatë edicionit të VII të Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line.
Me datën 11 Maj në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, të rinjtë nga regjioni i Ferizajt patën mundësi të marrin pjesë në këtë punëtori që pati për qëllim t’i njoftojë ata mr bazat e dokumentimit filmik të artit rrugor. Pjesëmarrësve u janë demostruar metoda të ndryshme të krijimit e më pad editimit të videove përmes mjeteve që janë në dispozocion. Gjatë kësaj punëtorie ata kanë patur për detyrë, nën udhëheqjen e Doug Gillen, të ndjekin punën e artistëve të ftuar gjatë festivalit dhe të krijojnë video që dokumenton veprat e artit që janë pikturuar si dhe prezantim të vetë artistëve.
——
The workshop “Dokumentimi i Artit Rrugor” with mentor, British film director Doug Gillen is the next activity held during the 7th edition of the Festival of Murals – On(OFF)Line.
On May 11th in the premises of the University of Applied Sciences in Ferizaj, young people from the region of Ferizaj had the opportunity to participate in this workshop that aimed to introduce them to the basics of film documentation of street art. Participants were shown different methods of creating and editing videos through the available tools. During this workshop they had the task, under the leadership of Doug Gillen, to follow the work of the artists invited during the festival and create videos that document the artwork that have been painted as well as a presentation of the artists themselves.
Photography by: Donit Avdyli

Përdorimi i mjeteve dixhitale për të sjellë në jetë idetë tuaja

Punëtoria finale e mbajtur përgjatë edicionit të VII të Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line është “Përdorimi i mjeteve dixhitale për të sjellë në jetë idetë tuaja” me mentor, artisti amerikan, Zane Prater.
Kjo punëtori është mbajtur më datë 12 Maj në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ku pjesëmarrësit kanë ndjekur prezantim për metodat se si arti dixhital mund të jetësohet në një mural të përmasave të mëdha. Përveç kësaj, rëndësi të madhe i është dhënë procesit të krijimit të koncepteve. Pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë hap pas hapi mënyrën e punës nga një artist i kalibrit të Zane Prater.
Nga praktikat e mësuara nga kjo punëtori, pjesëmarrësit do kenë mundësi të realizojnë punët e tyre në të ardhmen.
Ky projekt mundësohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë
——-
The final workshop held throughout the 7th edition of the Festival of Murals- On(OFF)Line is “Përdorimi i mjeteve dixhitale për të sjellë në jetë idetë tuaja” with mentor, American artist, Zane Prater.
This workshop was held on May 12th at the University of Applied Sciences in Ferizaj where participants attended a presentation on methods of how digital art can be implemented in a large mural. In addition, great importance has been given to the process of creating concepts. Participants had the opportunity to learn step by step how to work mentored by an artist such as Zane Prater.
From the practices learned from this workshop, participants will have the opportunity to carry out their work in the future.
This project is funded by the US Embassy in Pristina

RESTAURIMI I MURALEVE DHE AFRESKEVE

Javën që lamë pas të rinjtë tanë nën mentorimin e artistit çek, Josef Palouda, zbuluan më shumë rreth afreskeve dhe restaurimin e tyre.
Arti i afreskeve ka ndjekur njerëzimin që në kohët e lashta, ku njerëzit zbukuronin banimet dhe tempujt e tyre me figura të ndryshme nëpër mure. Duke filluar nga shpellat misterioze në Altamira, e deri te pikturat në varret Egjiptiane, kjo formë e artit shënon rëndësinë de veçantinë e dëshmuar ndër shekuj.
Si të tillë, të rinjtë e grupit ARTivistat fillimisht u ligjëruan nga Josef Palouda, profesionist i kësaj lëmie, dhe mëtutje vazhduan punëtorinë në qytetin e Klinës ku panë nga afër procesin e punimit të afreskeve.
📸 @Dia Shabani
………
Last week our young ones under the mentorship of the Czech artist, Josef Palouda, discovered more about the frescoes and their restoration.
The art of frescoes has followed mankind since ancient times, where people decorated their dwellings and temples with various pictures on the walls. Starting from the mysterious caves in Altamira, to the paintings in the Egyptian tombs, this art form marks its importance and uniqueness witnessed over the centuries.
As such, the young people of the ARTivistat group were first lectured by Josef Palouda, a professional in this field, and then continued the workshop in the city of Klina, where they saw closely the process of making frescoes.

SHORT FILM

 Doug Gillen nga Fifth Wall tv kapi çastet më të bukura të edicionit të VII të Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line, e po i ndan me të gjithë ne përmes videos të bashkangjitur më poshtë
——
 @DougGillen from Fifth Wall captured the most beautiful moments during the 7th edition of the Festival of Murals- On(OFF)Line, and is sharing them with all of us through the video attached below

PART II

For the first time in the Balkans,
WE ARE WELCOMING Pat Perry Art TO JOIN US THIS AUGUST!
Stay tuned for more…
video by @Sovran Nrecaj
AXEL VOID COMES BACK TO KOSOVO
“Change” has been one of the most significant editions, where Alex contributed as a curator.
This August, we welcome AXEL VOID to finish what he’s started in our city!
Get ready..
Video by @SovranNrecaj

ARTISTS

PAT PERRY

AXEL VOID

AYANNA LEMON

thenightowl

EN

THE PROCESS

Pak nga pak, qytetit i Ferizajt po pasurohet me vepra të reja të instaluara nëpër muret tona.
Qëndroni me ne!
—-
Step by step, the city of Ferizaj is being enriched with new artwork installed in our walls.
Stay tuned!
Veprat artistike të Enit i keni parë nëpër muret e Ferizajt dhe tani ai po pikturon fushën e basketbollit për të krijuar një hapësirë ​​të këndshme për të gjithë sportistët që luajnë aty. Vetë Eni ka kaluar fëmijërinë e tij duke luajtur në këto fusha dhe është shumë i lumtur ta ngjyros atë për fëmijët që kënaqen duke kaluar kohën e tyre atje.
Photo @Sovran Nrecaj & Donit Avdyli
———-
You have seen En’s artwork all over Ferizaj walls and now he is paiting the basketball court to create a pleasent space for the sportmens to play. En himself has spent his childhood playing there and he’s very happy to colorize it for the kids who enjoy spending their time there.
Diçka e re po punohet..
On(OFF)Line del përtej të gjitha kornizave!
Qëndroni me ne për të parë veprën më të re që po i shtohet koleksionit artistik të Ferizajt.
Photo by Sovran N. Nrecaj
——
We are working on something new..
On(OFF)Line goes beyond all frames!
Stay tuned to see the latest artwork that is being added to the artistic collection of Ferizaj.

MURALS & sculpture

THINKING PATTERN

Artisti Amerikan PAT PERRY me mjeshtëri të madhe na u bashkangjit në edicionin e VII të Festivalit të Muraleve dhe na la me një ndër veprat më të dalluara të këtij edicioni.
Për të kuptuar më shumë rreth kuptimit pas imazhit të shfaqur në mural, Pat Perry ndan me ne konceptin tekstual të veprës:
*The patchwork of images reflect how the mind interprets several dimensions of a singular moment at once. An simultaneous smattering of thoughts. Personal and political and abstract and emotional considerations compete or dance or both: a historical memory emblematic of a place in its beginning, a threat of conflict, a personal loss, and indefinable lightness, shared. Overlapping, all at once.
“THINKING PATTERN” by Pat Perry Art
This project is supported by the U.S. Embassy Pristina, Kosovo .
Photo by @Doug GilleN

DIALOGUE

Axel Void rikthehet në Ferizaj me muralin më të ri të inspiruar nga shahu- një lojë që ngacmon procesin e të menduarit ngjashëm si vetë vepra e frymëzuar nga ajo.
Ju ftojmë të lexoni më poshtë konceptin që fshihet pas këtij murali, dhe ndodhitë që frymëzuan atë.
“DIALOGU
Ky mural është rezultat i një loje shahu. Një vizatim gjestik i krijuar nga përkthimi fjalë për fjalë i çdo lëvizjeje të kësaj loje të veçantë. Një lojë e luajtur mes dy vëllezërve nga Ferizaj i Kosovës. Valentin Uruçi, kampioni aktual i juniorëve të Kosovës, dhe vëllai i tij i madh Endrit Uruçi, Fide Mjeshtri më i ri në Kosovë.
Kjo vepër është një koment estetik i pushtetit dhe i ndërlidhjeve njerëzore. Duke vënë theksin te dialogu mes dy lojtarëve. Një strukturë në të cilën bukuria nuk buron vetëm nga vullneti për të fituar, por nga harmonia e lojës. Si valle e distancave, tensionit dhe çlirimit, hapësirave dhe formës, qëllimit dhe renditjes së mundësive që hapen dhe mbyllen. Një përafrim emocional me një hartë jetike ose diagramë të konfigurimit të natyrës.”
Falenderim i veçantë për Besim Uruçin, për bashkëpunimin në projekt. Mentor, shahist dhe babai i Valentinit dhe Endritit. Si dhe Valentin e Endrit Uruçi për lojën dhe pjesëmarrjen e tyre në projekt.
Fotografitë nga: @bexarty dhe @douggillen
——
Axel Void returns to Ferizaj with the latest mural inspired by chess – a game that provokes the thought process as much as the artwork itself.
We are welcoming you to read below the concept behind this mural, and the events that inspired it.
“DIALOGUE
This mural is the result of a chess game. A gestural drawing created from the literal translation of each move of this specific game. A game played between two brothers from Ferizaj, Kosovo. Valentin Uruçi, current junior champion of Kosovo, and his older brother Endrit Uruçi, the youngest Fide Master in Kosovo.
This work is an aesthetical commentary on power and human inter-relations. Emphasizing on the dialogue between both players. A structure in which beauty does not derive only from the will of winning, but from the harmony of the game. As a dance of distances, tension and release, spaces and form, intention, and the arrangement of possibilities that open and close. An emotional approximation to a vital map or diagram of the configuration of nature.”
Special thanks to Besim Uruçi, for his collaboration in the project. Mentor, chess player and father of Valentin and Endrit. As well as Valentin and Endrit Uruçi for their game and participation in the project.
Photography by: @bexarty and @douggillen
This Project is supported by the U.S. Embassy in Prishtina

If you don’t know what to do, play with the door!

Artistja amerikane e njohur për publikun si Ayanna Lemon i dhuroi qytetit tonë një vepër artistike pak më ndryshe se çka jemi mësuar të shohim. Njëlloj si vetë artistja, murali i Ayanna’s shfaqet mjaft intrigues për audiencën.
Ju ftojmë të shpalosim së bashku, dhe t’i “hapim derën” muralit më të ri në qytetin tonë, konceptin e të cilit e gjeni më poshtë.
“Kur më ftuan për herë të parë të punoja muralin tim në qytetin e Ferizajt, isha në mëdyshje sepse nuk isha i sigurt se çfarë të bëja. Pasditen e ditës sime të parë në Ferizaj e kalova duke ecur me orë të tëra dhe mendova për një projekt publik të artit që miku im bëri në lagjen e vjetër të Hanoit, në Vietnam, ku ai përfshiu humorin lokal për të përfshirë fqinjët me veprën e tij.
Në Ferizaj ka shumë rrugë të shkurtëra. Ka porta të hapura të rastësishme nëpër të cilat kaloni për të arritur në një vend tjetër – apo për të kaluar në anën tjetër të rrugës – të paqarta se cilat janë ndërtesat (të paktën për mua), dhe askujt nuk i intereson. Në përgjithësi është një vend shumë i përshtatshëm për këmbësorë. Një mik tjetër i imi më tha një herë, “disa vende janë thjesht portal” dhe këto rrugë të shkurta më kujtuan këtë.
I kërkova organizatorëve të MuralFest që të instalonin një derë në një rrugë ku njerëzit kalojnë çdo ditë dhe e fsheha pas saj veprën time, me shpresën se njerëzit do të bëhen kureshtarë dhe do ta hetojnë se çfarë fshihet pas saj. Dizajni i muralit bazohet lirshëm nga një qëndisje nga Chiapas që bleva në një treg artizanësh në Oaxaca, Meksikë në fillim të këtij viti. Efekti i dizajnit është shumë psikedelik (fjalë për fjalë do të thotë “zbulues i mendjes”) dhe i ngjashëm me portalin, por qëllimi im është i shumëfishtë, sepse të gjithë që kam takuar në Ferizaj më kanë shprehur dëshirën për të udhëtuar, por nuk janë në gjendje të shkojnë në shumë vende jashtë Kosovës për shkak të situatës politike. Në solidaritet me ta, doja të ndaja dëshirën time për të shkuar në një vend ku nuk kam qenë më parë.
Më vonë, kur diskutoja idenë time me një artiviste, ajo më tha se ekziston një frazë në Kosovë, “Mos paq qka me bo, luje deren!” që do të thotë, “Nëse nuk dini çfarë të bëni, luani me derën!”
———–
When I was first invited to do my piece, I was hesitant because I wasn’t sure what to do. I spent the afternoon of my first day in Ferizaj walking around for hours and I thought of a public art project my friend did in the old quarter of Hanoi, in Vietnam, where he incorporated local humor to engage the neighbors with his pieces.
There’s a lot of shortcuts in Ferizaj. Random open doors that you walk through to get to some other place – cut across to the other side of the street – unclear who’s buildings they are (at least to me), no one cares. It’s generally a very pedestrian place. Another friend of mine once told me, “some places are just portals” and the shortcuts reminded me of this.
I asked the organizers of MuralFest to install a door where people walk by everyday and I hid my piece behind it, with the hope people will get curious and investigate. It is loosely based off of an embroidery from Chiapas I bought at an artisan market in Oaxaca, Mexico earlier this year. The effect of the design is very psychedelic (literally meaning “mind-revealing”) and portal-like, but my intention is multifold, because everyone I encountered in Ferizaj expressed to me a desire to travel, but they are unable to go many places outside of the country due to the political situation. In solidarity with them, I wanted to share my longing to go to a place I haven’t been.
Later, when discussing my idea with an Artevist, she told me there is a phrase in Kosovo, “Mos paç çka me bo, luje derën!” which means, “If you don’t know what to do, play with the door!”
📷 Sovran N. Nrecaj

BASKETBALL COURT

Kënaqësi e veçantë të shohësh të rinjtë vendas të zhvillohen dhe punojnë krahas artistëve që prijnë listat ndërkombëtare të kësaj fushe.
Eni është pjesë e jona që nga fillet e MuralFest Kosova, dhe që nga gjeneza ka dëshmuar talentin ndaj artit.
Këtë herë Eni gërsheton pasionin ndaj artit dhe sportit duke pikturuar një ndër hapësirat ku ai cilëson se ka kaluar pjesën më të mirë të jetës së tij.
Tani e tutje të gjitbë dashamirët e sportit ushtrojnë hobin e tyre në fushën e pikturuar e gjallëruar nga pasuria jonë vendase, artist e sportist, En Sylejmani .
📸 Sovran N. Nrecaj

INFINITY GATE

Këtë muaj patëm kënaqësinë të mikpresim artistin amerikan @thenightowl, profesionist i fushës së skulpturës, i cili me mjeshtërinë më të madhe ngurtësoi tematikën e sivjetme- On(OFF)Line. Përgjatë këtij viti iu dhuruam qytetarëve tanë murale që pasqyrojnë realitetin e fshehtë të secilit nga ne, e këtë herë po e vazhdojmë këtë traditë me këtë skulpturë konceptin e të cilës e gjeni më poshtë.
– INFINITY GATE –
“Tematikisht, kjo vepër është e frymëzuar nga koncepti i On(OFF)Line, ideja kryesore e edicionit të sivjetmë të MuralFest Kosova. Kur u përballa fillimisht me këtë temë, menjëherë mendova për dualitetin me të cilin jetojmë të gjithë, veten që ia prezantojmë botës së jashtme dhe atë e shohin vetëm ata që na njohin vërtet. Kisha shumë ide se si ta portretizoja këtë koncept në formë skulpturore dhe vazhdoja të kthehesha te portat që kam ndërtuar në të kaluarën. Për mua, porta përfaqëson transformimin; një kalim që simbolizon ndryshimin. Duke kaluar nëpër të ju mund të bëheni një version tjetër i vetes. Kam vënë re zhvillimin e shpejtë që po përjetojnë të rinjtë e këtij vendi, megjithatë, pothuajse çdo qytetar i ri i këtij vendi mbart një pjesë të kulturës dhe traditës të trashëguar dhe mësuar nga brezat e mëparshëm.
Vërejtja e izolimit që populli i Kosovës përballet drejt integrimit me pjesën tjetër të botës më shtyu edhe më tej që t’ua dhuroj këtë portë, më në fund të hapur dhe mikpritëse për ta. Një pasazh që përqafon individualitetin, kulturën dhe historinë e tyre”.
Ky projekt mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Photo Sovran N. Nrecaj
———–
This month we had the pleasure of hosting the American artist @thenightowl, a professional in the field of sculpture, who with the greatest mastery solidified this year’s theme – On(OFF)Line. Throughout this year, we gave to our citizens several murals that reflect the hidden reality of each of us, and this time we are continuing this legacy with this sculpture, the concept of which you can find below.
-INFINITY GATE-
“Thematically, this piece is inspired by the concept of On(OFF)Line, the overarching idea behind this year’s edition of MuralFest Kosova. When presented with this concept, I immediately thought of the duality we all live with, the self we present to the outside world, and the self those who truly know us see. I had a lot of ideas about how to portray that concept in sculptural form, and I kept coming back to the gates I’ve built in the past. To me, the gate represents transformation; a passage that symbolizes change. By crossing through you can become a different version of yourself. I have noticed the rapid development the youth of this country are undergoing, however, almost every young citizen of this country carries a part of the inherited culture and tradition as passed down and taught by the previous generations.
Witnessing the isolation that the people of Kosovo face towards the integration to the rest of the world also pushed me further to give them this gate, one that is finally open and welcoming to them. A passage that embraces their individuality, culture and history.”
This project is sponsored by the U.S. Embassy in Prishtina

WORKSHOPS

ARTISTIC EXPEDITIONS

Një ndër avantazhet e mikpritjes së artistëve të renomeve ndërkombëtare është ndarja e përvojave me shoqëri të ndryshme përgjatë udhëtimeve nëpër vende të ndryshme të botës.
Më 25 Gusht, e Enjte, artisti amerikan Pat Perry shkëmbeu me të rinjtë tanë fragmente nga ekspeditat e tij artistike nëpër shoqëri të ndryshme të botës. Kjo u mundësoi artistëve tanë të rinj një hyrje në eksperiencën si artistë të së ardhmes që do lënë kontributin e tyre në caqe të ndryshme të botës.
Pat Perry na tregoi për format artistike dhe projektet e tij më të dalluarat, dhe faktorët që bëjmë ato më të veçanta dhe të dalluara në fushën e artit.
Projekti përkrahet nga: U.S. Embassy Pristina, Kosovo
—-
One of the advantages of hosting international artists is the sharing of experiences with different societies during travels in different countries of the world.
On August 25th, Thursday, the American artist Pat Perry shared with our young artists fragments from his artistic expeditions in different societies of the world. This gave our young artists an introduction to the experience as artists of the future who will leave their contribution to different places of the world.
Pat Perry told us about his most outstanding art forms and projects, and the factors that make them special and distinctive in the field of art.
Photo @Sovran Nrecaj

Alone TogetheR

Punëtoria “Alone Together” mentoruar nga artisti Axel Void është aktiviteti i radhës i mbajtur përgjatë këtij edicioni.
Artivistë dhe shumë të rinj të tjerë më datën 26 Gusht patën rastin të ndajnë dhe shkëmbejnë vepra arti në mënyrat më interaktive që artisti ka zhvilluar në hapësirat e jashtme të qytetit të Ferizajt.
Pjesëmarrësit u informuan rreth ngjyrave, artistë të njohur botëror dhe në pergjithësi për punën që Axel bën. Gjatë punëtorisë te rinjtë poashtu pikturuan njëri-tjetrin duke u bazuar në pamjet e brendshme që këto portrete reflektonin nga jashtë.
Projekti mbështetet ngaU.S. Embassy Pristina, Kosovo
Photo @Sovran Nrecaj
—————
The workshop “Alone Together, mentored by the artist Axel Void is the next activity held during this edition.
On August 26th artivists and so many other youngsters had the chance to share and exchange artworks in the most interactive ways outdoors in Ferizaj.
The participants were informed about colors, world artists, and the work that Axel does. During this workshop youngsters also painted each other based on the interior views that these portraits were reflecting outside.

SCULPTURE

Në MuralFest Kosova vlerësojmë çdo formë të artit, prandaj dhe patëm kënaqësinë të mësojmë e praktikojmë më shumë rreth artit të skulpturës me artistin amerikan Mickael Rosedale.
Punëtoritë e tilla iu mundësojnë të rinjve tanë të eksplorojnë përtej asaj çka janë mësuar të ushtrojnë, dhe të zgjerojnë diapazonin e mundësive për orientim në karrierë.
Në vazhdim do ju njoftojmë për aktivitetet tjera që ndërmorëm me Mickael Rosedale, profesionist i fushës së skulpturës dhe muralizmit, në të mirë të rinisë vendase.
Ky projekt mundësohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Photo by Alma Çoçaj
———-
At MuralFest Kosova we appreciate every form of art, that’s why we had the pleasure to learn and practice more about the art of sculpture with the American artist Mickael Rosedale.
Such workshops enable our youth to explore beyond what they are used to doing, and expand the range of opportunities for career guidance.
We will be keeping you updated on other activities that we undertook with Mickael Rosedale, a professional in the field of sculpture and muralism, for the benefit of local youth.
This project is supported by the @U.S.Embassy in Prishtina.
Jo rastësisht përzgjedhim ambientet akademike e edukative për të zhvilluar një pjesë të konsiderueshme të aktiviteteve tona.
Gjersa @thenightown ushtronte mjeshtërinë e tij për të sjellur në dritë skulpturën më të re të qytetin të Ferizajt, studentë të rinj patën mundësinë ta përcjellin këtë proces nga afër. Pos kësaj, skulptori Amerikan me kënaqësi iu përgjigj pyetjeve të parashtruara rreth artit dhe fushës së skulpturës.
Çaste inspiruese dhe të paharruara!
Ky projekt mundësohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë
Photo Sovran N. Nrecaj
———-
It is not by chance that we choose academic and educational facilities to develop a significant part of our activities.
While @thenightown exercised his skills to bring to light the newest sculpture of the city of Ferizaj, young students had the opportunity to follow this process up close. In addition, the American sculptor gladly answered questions about the art and the field of sculpture.
Inspiring and unforgettable moments!
This project is supported by U.S. Embassy Pristina, Kosovo

SHORT FILMS

Axel Void rikthehet në Ferizaj me muralin më të ri të inspiruar nga shahu- një lojë që ngacmon procesin e të menduarit ngjashëm si vetë vepra e frymëzuar nga ajo.
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e AXEL VOID për @radiojuxtapoz ku flitet për atë që qëndron mbrapa këtij murali.
——
Axel Void returns to Ferizaj with the latest mural inspired by chess – a game that provokes the thought process as much as the artwork itself.
Below you can follow @axelvoid’s interview with @radiojuxtapoz where he talks about what lies behind this mural.
We are honoured to present the astounding documentation of @heypatperry ‘s mural for our organization; an artwork dedicated to our precious community which inspires us everyday.
@douggillen has once again outdone himself with this extraordinary video presentation, and additional interviews that you can now hear at Juxtapoz Magazine
Jemi të nderuar të kemi edhe një herë mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë dhe jemi mirënjohës për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të ndihmuar organizatën tonë, MuralFest Kosova, të lulëzojë.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka qenë një partner i palëkundur në misionin tonë për të sjellë art dhe kreativitet në rrugët e Kosovës. Mbështetja e tyre na ka mundësuar të bashkojmë artistë të talentuar nga pjesë të ndryshme të SHBA-së dhe të ndajmë vizionin e tyre me popullin e Kosovës.
Gjatë gjithë këtij viti, ne mirëpritëm tre profesionistë amerikan të talentuar të artit, të cilët na u bashkuan përmes programit U.S. Speaker.
Axel Void, Pat Perry dhe Michael Solomun janë tre emra, të paharrueshëm për rininë tonë artistike dhe qytetarët për kontributin e tyre të admirueshëm në programin kulturor e artistik të qytetit tonë, Ferizajt.
Ne jemi thellësisht mirënjohës për angazhimin e Ambasadës së SHBA-së për shkëmbimin kulturor dhe besimin e tyre në fuqinë e artit për të bashkuar njerëzit. Mezi presim të vazhdojmë këtë nismë dhe të forcojmë partneritetin e fortë që tashmë kemi krijuar.
Faleminderit përsëri për mbështetjen tuaj. Jemi krenarë të quajmë Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë aleat të vlefshëm në misionin tonë për të sjellë gjallëri dhe frymëzim në komunitetin tonë.
Më poshtë ju ftojmë të ndjekim së bashku këtë video përmbledhëse të aktiviteteve të mundësuara sivjet përmes Programit U.S. Speaker.
Video nga Sovran N. Nrecaj
————————————–
We are honored to once again have the support of the U.S. Embassy in Prishtina and are grateful for their continuous efforts to help our organization, MuralFest Kosova, thrive.
The U.S. Embassy in Prishtina has been a steadfast partner in our mission to bring art and creativity to the streets of Kosovo. Their support has allowed us to bring together talented artists from around the U.S. and to share their vision with the people of Kosovo.
Throughout this year, we welcomed three talented American art professionals, who joined us through the U.S. Speaker Program.
Axel Void, Pat Perry, and Michael Solomun are three names, unforgettable to our artistic youth and citizens for their admirable contribution to the cultural and artistic program of our city, Ferizaj.
We are deeply grateful for the embassy’s commitment to cultural exchange and their belief in the power of art to bring people together. We look forward to continuing this initiative with the embassy and to solidifying the strong partnership we have already established.
Thank you again for your support. We are proud to call the U.S. Embassy Pristina, Kosovo a valuable ally in our mission to bring life and inspiration to our community.
We further invite you to watch this summarizing video of this year’s activities made possible through the U.S. Speaker Program.

PART III

ARTISTS

Bogdan Scotaru

Emona Deda

THE PROCESS

New murals coming up in Gjilan
Stay tund for the final result!
📸 @besartbega

murals

is technology an extension of our mind?

Pak nga pak, po shtrojmë veprimtarinë tonë në të gjitha komunat e Kosovës. Këtë herë me kënaqësi filluam bashkëpunimin me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan për t’iu dhuruar qytetarëve të Gjilanit dy murale të përmasave të mëdha mu në qendër të qytetit të tyre.
Patëm nderin dhe kënaqësinë të mikpritemi nga qytetarët e kësaj komune që na bënë të ndihemi si në shtëpinë tonë përgjatë tërë ditëve të punës.
Bogdan Scotaru është artisti danez i cili pikturoi një nga dy veprat e mahnitshme në qytetin e Gjilanit.
Më poshtë gjeni konceptin e veprës artistike sipas fjalëve të autorit:
“Kjo pikturë është një eksplorim i marrëdhënies së botës personale/të brendshme ,që mund të jetë edhe shpirtërore ose psikologjike, dhe botës së jashtme.
Personazhi femëror paraqitet si realisht ashtu edhe në teknikën e përmbysur për të simbolizuar si materialen ashtu edhe shpirtëroren, një paralelizëm që ngrita ndaj tematikës së edicionit të sivjetëm të Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line.
Nga ana tjetër, teknologjia (vargu i antenave) paraqitet vetëm në teknikën e përmbysur, duke e ftuar shikuesin të bëjë pyetjen “a është teknologjia një shtrirje e mendjes sonë?”. Kjo është frymëzuar nga ajo që disa sipërmarrës në industrinë e teknologjisë e kanë thënë, teknologjia mund të shihet si një pajisje ndërfaqe njerëzore e krijuar nga vetë njeriu.”
——-
Little by little, we are spreading our activity in all the municipalities of Kosovo. This time had a great collaboration with the Directorate of Culture, Youth and Sports in Gjilan to present to all of the citizens of Gjilan two large murals in the center of their city.
We had the honor and pleasure of being hosted by the citizens of this municipality that made us feel at home throughout all of the working days.
Bogdan Scutaru is the featured artist who painted one of the two amazing murals in the city of Gjilan.
Below you will find the concept of the artwork in the words of the author:
“This painting is an exploration of the relationship of one’s personal/inner world, which may even be the spiritual or psychological, and the external world.
The female character is presented as both realistically and in inverted technique as to symbolise both material and spiritual, a parallel I drew inspired on this year’s theme of the Festival of Murals- On(OFF)Line.
On the other hand, technology (the antenna array) is presented only in inverted technique, inviting the viewer to ask the question “is technology an extension of our mind?”. As some entrepreneurs in the tech industry have described it, technology can be viewed as a man made human interface device.”
📸 Besart Bega

these "devices"

Edhe një herë jemi dëshmitar të punës së palodhshme dhe zhvillimit profesional të artistëve tanë të rinj.
Emona Deda , autore e njërit nga dy muralet e pikturuara në Gjilan, është një artiste e re e talentuar e cila nga grupi i ARTivistave tashmë ka arritur të punojë krahas artistëve profesionist të huaj.
Puna dhe diciplina e Emonës është pasqyrë e dedikimit të artistëve tanë të rinj të cilët na bëjnë krenar çdo ditë e më shumë.
Më poshtë gjeni konceptin e veprës artistike sipas fjalëve të autores.
“Rrjetet sociale mund të na lidhin me miliarda njerëz nga skaje të ndryshme të botës, por në fakt harrojmë faktin që bota virtuale po na shkëput nga realiteti.
Për dallim në përditshmëri ne jemi në gjendje të shohim gjuhën e trupit që flet më shumë se fjalët, faktor vital i marëdhënieve njerëzore e që na mungojnë në këtë botë virtuale.
Ky komunikim virtual ka lënë shenjë thuajse të pakthyeshme në formimin e këtyre marëdhënieve. Është sikurse njerëzit janë kthyer në pajisje elektronike, dhe kur rastisim te kthehemi ne botën reale pësojmë nje lloj lajthitje. Ballafaqimi me ndjenjat e mishëruara e njerëzore që formojnë esencën tonë ka kaluar në një koncept të panjohur nga këto “pajisje”.
——–
Once again we are witnessing the tireless work and professional development of our young local artists.
Emona Deda, author of one of the two murals painted in Gjilan, is a talented young artist who from the group of ARTivists has already managed to work alongside professional foreign artists.
Emona’s work and discipline is a reflection of the dedication of our young artists who make us proud every day.
Below you will find the concept of the artwork according to the author’s words.
 “Social networks can connect us with billions of people from different corners of the world, but we actually forget the fact that the virtual world is cutting us off from reality.
In daily life we are able to see body language that speaks louder than words, a vital factor in human relationships that we lack in this virtual world.
This virtual communication has left an almost irreversible mark on the formation of these relationships. It’s almost like people have turned into electronic devices, and when we happen to go back to the real world we experience some kind of error. Dealing with the embodied, human feelings that form our essence has become an unknown concept to these “devices”.
📸 Besart Bega

ARTIVISTAT

Të rinjtë janë pasuria më e madhe jo vetëm e MuralFest Kosova, por edhe e të gjithë komunitetit.
Vullneti, dashamirësia dhe ëndja për zhvillim që është aq e dukshme te ARTivistat tanë na shërben si burim i pashtershëm inspirimi për punë të mëtutjeshme. Rezultatet tona po mishërohen përmes rritjes së artistëve tanë të rinj, dhe transformimit të tyre në aktivistët më kreativ e të zgjuar të shoqërisë tonë.
———-
The youth is the greatest asset not only to MuralFest Kosova, but to the whole community as well.
The willpower, kindness and passion for development that is so evident in our ARTivists serves as an inexhaustible source of inspiration for further work. Our results are being embodied through the growth of our young artists, and their transformation into the most creative and bright activists of our society.
Pushimet e verës në MuralFest Kosova janë më të hareshme se kurrë!
Pasioni që ARTivistat tanë ndjejnë ndaj artit nuk resht as në kohë të lirë..
—-
Summer holidays at MuralFest Kosova are more joyful than ever!
The passion that our ARTivists feel towards art does not stop during their free time either.

SPONSORS

Edicioni i VII i Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line nuk do të kishte përmasat e njejta pa mbështetjen e bizneseve lokale dhe vendase. Kontributi juaj ndihmoi në realizimin e një projekti kaq të dashur e të vlefshëm për komunitetin artistik dhe të gjithë qytetarët!
Ju faleminderit!
——-
The 7th edition of the Festival of Murals- On(OFF)Line would not have the same dimensions without the support of our local and national businesses. Your contribution helped to produce an admirable and valuable project for the artistic community and all citizens!
Thank You!

DONATORS

Këtë javë mikpritëm në Ferizaj miqtë tanë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila vazhdon ta mbështesë organizatën tonë dhe të gjithë të rinjtë tanë që po zhvillohen nëpërmjet këtij kontributi.

Stafi i MuralFest Kosova pati nderin të shoqërojë përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Prishtinë të cilët vizituan nga afër veprat artistike të vulosura nëpër muret e qytetit tonë. Përgjatë kësaj u shkëmbyen edhe biseda me artistët pjesëmarrës të këtij edicioni, ardhja e të cilëve është mundësuar nga po ky institut.
Photo @ Sovran Nrecaj
——-
This week we welcomed in Ferizaj our friends from the American Embassy in Pristina, which continues to support our organization and all our young artiste who are developing through this contribution.
The staff of MuralFest Kosova had the honor to accompany representatives from the U.S. Embassy Pristina, Kosovo who closely visited the artwork stamped on the walls of our city. During this visit, conversations were also exchanged with the participating artists of this edition, whose participation was made possible by this same institute.

The whole result of this work

Videoja përfundimtare e veprave artistike të punuara nga MuralFest Kosova për këtë vit është një gëzim i krijimtarisë, komunitetit dhe fuqisë së artit publik. Gjatë gjithë vitit, artistë të talentuar nga e gjithë bota janë mbledhur për të transformuar muret e zbehta e të zbrazëta në vepra arti të gjalla dhe dinamike që kanë gjallëruar lagjet dhe kanë frymëzuar qytetarë të të gjitha moshave.
Gjersa shikojmë prapa në ngjarjet e vitit, ne jemi të mahnitur nga shumëllojshmëria e madhe e stileve dhe teknikave të manifestuara në hapësirat tona. Nga teknikat tradicionale të muraleve deri te arti dixhital modern, artistët e MuralFest Kosova kanë thyer kufijtë e asaj që mund të arrihet përmes ngjyrave e pëlhurave.
Por përtej mjeshtërisë teknike të ekspozuar, ajo që ngelet më së shumti mes nesh është pasioni dhe përkushtimi i të gjithë artistëve të përfshirë. Secili prej tyre ka derdhur zemrën dhe shpirtin në punën e tyre, dhe rezultatet janë vërtet befasuese.
Duke i vënë kapakun këtij viti, duam të falënderojmë nga zemra të gjithë artistët, vullnetarët dhe mbështetësit që e kanë bërë iniciativën tonë një sukses të tillë.
Mezi presim të shohim se çfarë na pret vitin tjetër për këtë festival të mrekullueshëm dhe shpresojmë që ju kemi sërish në krahun tonë gjersa vazhdojmë të gëzojmë fuqinë e artit publik.
Falenderojmë të gjithë ata që ndihmuan realizimin e këtij edicioni : Ekipin e Mural Fest Kosova: Fortunë Haziri, Saranda Sefedini, Ardian Sadiku, Adea Rexhepi dhe vullnetarët tanë fantastik – Artivistat.
Falenderojmë shumë dhe artistët që ishin pjesë e festivalit, në Ferizaj: Pat Perry Art @Zaneprater @axelvoid , @MaxiBagnasco , @thenightowl , DriDali , @theo_magma.fx , @gabrielpitcher , MATE artist, @RetryOne, Doug Gillen, @en, @springflash, @AyaLemon dhe në Gjilan: Bogdan Scutaru e Emona Deda .
Falenderojmë donatorët tanë: Komuna e Ferizajt për bashkëpunimin e ngushtë, MKRS, Ambasada Amerikane në Prishtinë për mbështetjen e tyre, European Endowment for Democracy, UNMIK, European Endowment For Democracy, njashtu bashkëpunëtorët tanë në Gjilan- DKRS dhe USHA Ferizaj.
Falenderojmë edhe bizneset lokale të cilat na lehtësuan mbarëvajtjen e edicionit të shtatë të festivalit: CT-Beni, Plus Burger, N.SH BESA, MINEX, Real Color, BBavaria, Birra Peja, go+, Ujë Kllokoti, n’Dritare.
Organizuar nga: #MuralFestKosova
Kuruar nga: Lebibe Topalli
Video nga: DroneKs
Shihemi në edicionet e rradhës….👋
**************************************
l MURAL FEST KOSOVA | ON(OFF)LINE |
The final video of MuralFest Kosova’s artwork for the year is a celebration of creativity, community, and the power of public art. Throughout the year, talented artists from across the world have come together to transform dull, blank walls into vibrant, dynamic works of art that have enlivened neighborhoods and inspired people of all ages.
As we look back on the year’s events, we are struck by the sheer diversity of styles and techniques that have been on display. From traditional mural techniques to cutting-edge digital art, the artists of MuralFest Kosova have pushed the boundaries of what is possible with paint and canvas.
But beyond the technical mastery on display, what really stands out is the passion and dedication of the artists involved. Each and every one of them has poured their heart and soul into their work, and the results are truly breathtaking.
As we bring this year to a close, we want to extend our heartfelt thanks to all of the artists, volunteers, and supporters who have made our initiative such a success. We can’t wait to see what the future holds for this amazing festival, and we hope that you will continur standing with us as we continue to celebrate the power of public art.
We want to thank all those who helped to make this edition happen: Mural Fest Kosova team: @42na_ , @sarandasefedini, @Ardi, @adearexx and our fantastic volunteers – Artivistat. Special thanks to the artists who were part of the festival, in Ferizaj: @heypatyeah @zane.prater @axelvoid , @maxibagnasco , @thenightowl , @dridali , @theo_magma.fx , @gabrielpitcher , @mateartist , @inreverse2thefuture , @douggillen , @ensylejmani , @springflash, @ayalemo , and those in Gjilan: @bogdanscutaru and @emona_deda.
Many thanks to the Municipality of Ferizaj, for being our closest collaborator, Ministry of Culture, @U.S Embassy in Prishtina for their support, European Endowment For Democracy, UNMIK, as well as our collaborators in Gjilan- DKRS and USHAF Ferizaj.
We also thank the local businesses which facilitated the progress of the seventh edition of the festival:
CT-Beni, Plus Burger, N.SH BESA, MINEX, Real Color, BBavaria, Birra Peja, go+, Ujë Kllokoti, n’Dritare.
Organized by: #MuralFestKosova
Curated by: @lebibetopalli
Video by: @droneks_
Until next year.….