12 Dec
Nënshkrimi i Memorandum Bashkëpunimit midis Mural Fest Kosova dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës do të shënoj një partneritetit të ri që lidh artin me rehabilitimin e të burgosurve.
Kjo iniciativë do të ofrojë trajnime artistike për të burgosurit, duke i përfshirë ata në krijimin e muraleve brenda institucioneve korrektuese. Përfshirja e të burgosurve në krijimin e muraleve synon krijimin e një ambienti më pozitiv brenda institucioneve korrektuese, duke u ndihmuar atyre në rehabilitimin dhe rikthimin e tyre në shoqëri me aftësi të reja kreative dhe artistike.
“Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Mural Fest Kosova, znj. Lebibe Topalli, sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, duke theksuar përkushtimin për ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm në fushën e artit dhe rehabilitimit të të burgosurve.SHKK dhe Mural Fest Kosova do të ofrojnë trajnime për të burgosurit, duke i përfshirë në një proces kreativ dhe edukativ. Të burgosurit përmes programeve të Mural Fest do të përfshihen në krijimin e muraleve brenda institucioneve korrektuese.”Përfshirja e të burgosurve në krijimin e muraleve synon të krijojë një ambient sa më pozitiv brenda institucioneve korrektuese, duke ndihmuar kështu edhe në rehabilitimin e tyre, dhe rikthimin në shoqëri me një aftësi krijuese dhe artistike.