06 Apr
Mural Fest Kosova shpall:
THIRRJE
për TRANSFORMIM ARTISTIK në dy ambiente publike institucionale:
1.Mural në ambientin e jashtëm të Kopshtit të Fëmijëve “Ardhmëria Jonë” (shikoni foton të bashkangjitur në këtë link: https://drive.google.com/…/1AzTYZi0sHkLRbWQsNZ35xv13jXX…;
2.Murale në hapësira të brendshme të Spitalit Pediatrik QKMF në Ferizaj.
Rregullat e Pjesëmarrjes:
• Konkursi është i hapur për të gjithë artistët e rinj nga rajoni i Ferizajt, të moshës mbi 18 vjet.
• Krijuesit e rinj mund të aplikojnë me deri në tre (3) skica origjinale, të punuara individualisht ose në grup.
• Skicat duhet të përmbajnë elemente pozitive dhe të jenë të përshtatshme për fëmijët nga 5 deri në 12 vjet.
• Aplikimet duhet të bëhen në mënyrë elektronike. Skicat e skanuara ose të fotografuara me cilësi të lartë për vlerësim duhet të dërgohen në adresën e-mail: adea.rexhepi@muralfest.org me subjektin: [Emri dhe Mbiemri i Autorit] – Ngjyrat dhe Ëndrrat. Bashkë me skicat duhet të dërgohet edhe një portofolio i autorit deri me datën 21 Prill, 2024.
• Skicat e paraqitura duhet të jenë krijime origjinale dhe autentike të autorit aplikues.
Shtesë:
*Mural Fest Kosova merr përsipër pjesën organizative e logjistike për realizimin e muraleve, duke përfshirë marrjen e lejes zyrtare për pikturimin dhe sigurimin e materialeve të nevojshme, si ngjyrat akrilike, brusha, valakë, skelet/lift etj.
*Honorari artistik për realizimin e muralit është 800 EUR (bruto).
Projekti përkrahet nga #municipalitiesforyouth M4Y dhe #KomunaFerizaj.