11 Jun
MuralFest Kosova fton të gjithë dashamirët e artit të na bashkangjiten në Diskutimin Publik me temën “Eksplorimi i Shtëpisë” me folës Ian Strange.



Artisti i njohur transdisiplinor Ian Strange do të jetë folës i diskutimit “Eksplorimi i Shtëpisë” që pritë të zë vend në Galeria Kombëtare e Kosovës / The National Gallery of Kosova. Ai vjen nga Australia për të zbuluar përvojën nga veprat e tij artistike të shtrira përgjatë 15 viteve, e që fokusohen në ndërhyrjet arkitekturore në përmasa të mëdha, duke zbuluar temat e trazirave sociale dhe zhvendosjes gjeografike që shkaktohet nga sfidat ekonomike, fatkeqësitë mjedisore dhe migrimi.
Ky diskutim do të përfshijë gjithashtu raste studimore të projekteve të fundit të Strange, duke përfshirë një seri të re punimesh për Edicionin e VIII të Festivalit të Muraleve – “Fragments of Utopia” nga MuralFest Kosova.
Mos e humbisni këtë eksplorim magjepsës të arkitekturës, hapësirës dhe konceptit të shtëpisë.
—–




Renowned transdisciplinary artist Ian Strange will present “Ian Strange: Exploring Home” at the National Gallery of Kosovo. He comes from Australia to showcase the captivating work spanning 15 years which focuses on large-scale architectural interventions, revealing the themes of social upheaval and displacement caused by economic challenges, environmental disasters, and migration.
This discussion will also include case studies of Strange’s recent projects, including works commissioned for MuralFest 2023.
Don’t miss this captivating exploration of architecture, space, and the concept of home.