Muralfest

“Si e Sheh Qytetin Tënd

“Si e Sheh Qytetin Tënd

"Si e Sheh Qytetin Tënd

Ky mural, vepër artistike, që prezantojmë para jush është dëshmi e zhvillimit artistik e profesional që të rinjtë tanë vendas tregojnë rishtazi. Ajo vjen si vepër triumfuese në konkursin e publikuar në kuadër të thirrjes “Si e Sheh Qytetin Tënd?” të mbështur nga SMART Balkans Project🎨🖼️
@Antika Veseli nisi rrugëtimin e saj si një vullnetare e apasionuar pas artit, e që me dedikimim më të madh përcjelli çdo aktivitet që MuralFest Kosova organizon në kuadër të programit të ARTivistave.
Dikur asistentë të artistëve ndërkombëtar që mirëprisnim, e sot Antika dhe shokët e shoqet e saj na krenojnë si autorë të veprave të tilla artistike që shfaqen para tërë komunitetit.
Ju mirëpresim të lexojmë së bashku konceptin e veprës artistike, të thurur nga vetë autorja Antika Veseli:
“Një qytet ideal, një qytet utopik, janë ëndrra dhe ide që nuk ndalen, pavarësisht gjithçkaje që po ndodh në botë. Për çdo mënyrë që do të përfundojë, rezultojmë gjithmonë te njeriu dhe natyra, një lidhje që do të mbetet një burim i pashmangshëm i frymëzimit dhe e pamohueshme jashtë çdo gjëje. Si e shohë qytetin tim ideal, shpalos vizionin tim me një ilustrim të asaj që ndjej dhe mendoj. Ndërtesat sjellin në vëmendje krijimtarinë njerëzore, ndërsa njeriu vetë natyrën, duke i afruar këto dy në të njëjtën mënyrë siç vepron koha. Një atmosferë e mbuluar me gjelbërim dhe një e kaltër që e përqafonë atë, dëshmon gjurmët e natyrës dhe vetë jetës.”
“Si e sheh qytetin ideal?” është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

PROCESS

FINAL

Project Details