12 Jun
MuralFest Kosova bën thirrje për të gjithë të rinjtë e interesuar të jenë pjesë e diskutimit artistik “MURET QË FLASIN” me folës kryesor LONAC, artisti kroat që na bashkangjitet këtë edicion për të na hapur një perspektivë të re të përjetimit të artit.



Lonac është një artist vizionar i cili thyen të gjitha barrierat me punën e tij artistike në pikturë, muralizëm, dhe ilustrime. Përmes “MURET QË FLASIN” Lonac ndan me të gjithë pjesëmarrësit eksperiencën e tij artistike dhe rrugëtimin për të lënë pak copëza nga krijimtaria e tij nëpër cepe të ndryshme të botës.
Një artist profesionist i cili lidh punën e tij artistike me ambientin rrethues dhe shoqërinë ku ajo vepër instalohet, Lonac punon duke ruajtuar njëkohësisht individualitetin dhe stilin unik të shprehjes së tij artistike.
Së bashku me Lonac do eksplorojmë procesin e instalimit të muraleve në hapësira dhe komunitete specifike, dhe manifestimin e tyre nga po këto të njejtat. “MURET QË FLASIN” na ofron një hapësirë për të ndarë përvoja nga më të ndryshmet, e të cilat në kombinim krijojnë një portfolio të mahnitshëm artistik.
———————————————






Lonac is a visionary artist who breaks all barriers with his artistic work in painting, muralism, and illustration. Through “STORYTELLING WALLS ” Lonac shares with all the participants his artistic experience and journey of leaving pieces of his creativity throughout different corners around the world.
A professional artist who associates his artistic work with the surrounding environment and the society where the artwork is being installed, Lonac works while maintaining the individuality and unique style of his artistic expression.
Together with Lonac, we will explore the process of installing murals in specific spaces and communities, and their manifestation. “STORYTELLING WALLS” offers us a space to share different experiences, which in combination create an amazing artistic portfolio.