24 Jan
Krimet e javës së fundit që lanë të vdekura mizorisht dy gra tona janë ngjarje tronditëse që përndjekin gra e vajza të reja përgjatë dekadave.
Teksa lexonim gjithandej emrat e grave të vrara, i njihnim emrat e të gjithave. Edhe duhet të jenë protagonistet kryesore!
Por që, tash duhet të fokusohemi te vrasësit, pasiqë siç duket po jetojmë të rrethuar nga ata, dhe herdokur familjarja jonë, komshikja, kolega apo shoqja mund të bëhet viktimë e tyre. Edhe emrat e tyre duhet të dihen, që vrasësi i ardhshëm ta dijë çka e pret. Me shpresë që i pret dënimi maksimal dhe i merituar.
Për shumë gra dhe vajza tona, çdo ditë e re paraqet rrezik të ri për t’u privuar nga jeta vetëm pse janë të tilla, gra dhe vajza.
Këta emra të shënuar në pëlhura të bardha nuk janë numra, e as statistika. Janë qenie humane, gra dhe vajza, ndër të cilat mund të jemi secila nga ne.
Video @SovranNrecaj