14 Mar
Lajmi sotëm për zjarrvënien të njërës prej ndërtesave më të vjetra të qytetit të Ferizajt na gjejnë thellësisht të pikëlluar e shqetësuar.
OJQ MuralFest Kosova dënon këtë akt të ligë dhune që ka për tendencë asgjësimin e një pikë referente historike e kulturore, dhe mëtutje vë në rrezik sigurinë e komunitetit.
Sulmi ndaj Gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali” është një sulm ndaj vlerave që ne mbrojmë dhe thirrjes së vazhdueshme për promovim të kulturës e historisë sonë.
I bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë për këtë incident dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.