09 Dec
Kështu shfaqet atmosfera e festave të fundvitit në zyrat tona të Mural Fest Kosova…
Pas ngjarjeve të trishta të vrasjes dhe privimit të grave nga e drejta më themelore, e drejta në jetë, ngjyra e zezë ka pushtuar bredhin tonë sot. Për ne, kjo nuk është kohë për festa, por një periudhë bashkëndjesie për familjet dhe të afërmit e grave heroina.
Në çdo qiri, numërojmë një grua të humbur, dhe në çdo top të zi, gjejmë një histori më tronditëse se tjetra. Kjo ngjarje na bën të reflektojmë mbi realitetin dhe sfidat e shoqërisë sonë.
Në këtë kohë, angazhimi për të siguruar sigurinë dhe integritetin e grave është i domosdoshëm. Duhet të mobilizojmë përpjekjet tona për të luftuar kundër çdo forme të dhunës gjinore.
Thirrja jonë është e qartë:
Nuk do të ketë paqe pa sigurinë e grave!