Muralfest

NEXHMIJE PAGARUSHA

NEXHMIJE PAGARUSHA

MuralFest Kosova si organizatë e themeluar dhe drejtuar nga gratë, figurat madhështore artistike e kulturore si Nexhmije Pagarusha i sheh si burim i vullnetit për të punuar mëtutje. Fatmirësisht, sot kemi vajzat tona, artistet tona, të cilat duke ndjekur trashëgiminë e të madhes Nexhmije sot përfaqësojnë Kosovën dhe kulturën kosovare ndërkombëtarisht me tërë gjallërinë dhe gazmendin që permban.

Përmes këtij murali të realizuar së fundmi në Prishtinë është synuar të gëzojmë përjetësisht kujtimin e Nexhmijes, veprimtarinë e pasur dhe kontributin e shënuar jo vetëm në fushën artistike por edhe në atë të fuqizimit të gruas.Nexhmije Pagarusha para se të jetë një ikonë e muzikës, është një grua zëri i së cilës jehonte në kohët kur gruaja shqiptare shuhej. Nexhmije Pagarusha fizikisht nuk është me ne, por kënga e saj rron brez pas brezi në skenën e përjetshme të trashëgimisë tonë artistike.

Nexhmije Pagarushas i jemi përjetësisht falënderuese, si gra, si artiste, e si shqiptare! Keshtuqë, le ta gëzojmë sot kujtimin e saj të përhershëm me këtë mural te punuar me shumë vullnet e dashuri nga stafi i MuralFest Kosova dhe artistët Alba Fabre Sacristan e Mario Castillo.
Falënderojmë Drejtorinë e Kulturës në Prishtinë për mundësimin e realizimit të muralit “Nexhmije Pagarusha”.

Falënderim i veçantë i drejtohet familjarëve të Nexhmija Pagarushas për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Artwork @AlbaFabre & @MarioCastillo

Kenzo Records

Project Details

  • Artwork by: AlbaFabre & MarioCastillo

  • Location: Prishtinë

  • Model: Nexhmije Pagarusha

  • Photo by: Kenzo Records