21 Mar
MuralFest Kosova shpall:
KONKURS
Për t’u bërë pjesë e Edicionit të 9 të Mural Fest Kosova 2024
Titulli i Projektit: “HER SPOTLIGHT”
Periudha e Implementimit të Projektit: 31 Maj – 7 Qershor 2024
Lokacioni: Ferizaj
Data e Fundit për Dorëzimin e Ideve të Projektit: 12 Prill 2024, ora 23:59
RREGULLAT PËR PJESËMARRJE:
1. Konkursi për propozim-idetë është i hapur për të gjitha krijueset artiste, banore të Republikës së Kosovës.
2. Artistet mund të aplikojnë me një deri në tri ide/skica origjinale individuale apo grupore, duke u bazuar në temën e caktuar të konkursit.
3. Aplikimit duhet t’i bashkëngjitet një dokument i veçantë deri në 500 fjalë ku elaborohet koncepti tekstual i skicës artistike.
4. Projekt Propozimi duhet të jetë i bazuar në Konceptin e caktuar të Mural Fest Kosova. Ideja e propozimit nuk është e kufizuar; artistet mund të paraqesin ide propozime për mural, grafit, instalacion, performancë, etj.
5. Skicat e propozuara duhet të shënohen me emrin, mbiemrin dhe adresën e autorit dhe të dorëzohen në mënyrë elektronike, të skanuara apo të fotografuara me cilësi të mjaftueshme për shqyrtim, si dhe të bashkangjitet një portfolio nëpërmjet emailit në adresën: info@muralfest.org me subjektin: Aplikoj për HER SPOTLIGHT – [Emri dhe Mbiemri i Autorit].
6. Organizatorët rezervojnë të drejtën për të publikuar skicat e shpërblyera në gazeta, posterë, medie elektronike, katalogë dhe në ekspozita publike, por jo për përfitim material.
7. Me pjesëmarrjen në konkurs, autorja pranon rregulloren e konkursit dhe vendimin e jurisë vlerësuese.
Fitueset e projektit më të dalluar do të shpërblehen me një honorar 500.00 EUR
Vëmendje:
Mural Fest Kosova merr përsipër pjesën organizative për implementimin e muralit si:
– Sigurimin dhe lejen e hapësirës/murit për realizimin e projektit.
– Mbulimin e shpenzimeve materiale për realizimin e projektit artistik apo muralit si: ngjyrat akrilike për fasadë, brusha, valakë, skele/kran.
Mural Fest nuk merr përsipër shpenzimet që nuk ceken në konkurs.
====
Mural Fest Kosova është një organizatë artistike që synon të promovojë artin dhe kulturën në vendin tonë. Që nga themelimi i saj, Mural Fest Kosova ka qenë një platformë ku arti i rrugës, veçanërisht muralet, kanë shërbyer si një mjet i fuqishëm për të adresuar dhe sfiduar çështjet sociale. Me mbi 150 murale të relizuara, kryesisht në Ferizaj por edhe në komuna të tjera, ne kemi arritur të përfundojmë tetë edicione të suksesshme. Ndërsa tani jemi në prag të Edicionit nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Muraleve, i titulluar si “Her Spotlight”.
Me “Her Spotlight”, ne do të përqendrohemi me një fokus të veçantë te gratë, promovimin e tyre në art dhe më gjerë, një ngjarje ku artistet vajza dhe gra bashkohen për të kontribuar në misionin tonë të rëndësishëm. Pra kësaj here iniciativa jonë i jep dritë artisteve gra, të cilat do të udhëheqin festivalin e këtij viti.
Koncepti si në vijim:
HER SPOTLIGHT
“In the 9th edition of the Festival of Murals, we are shining light on our inspirations, the motivators, and the meaning behind our genesis. The women in our lives, of all backgrounds and multi-colorful personas, impact the world with their diverse influence in all fields of existence. With this year’s festival, we aim to honor the different multitudes of femininity and celebrate the presence of women by putting them in the spotlight.”