Muralfest

| Collective Mural | Sallahane |

| Collective Mural | Sallahane |

Punët në komunitet kanë lezet… ato bëjnë bashkë të mëdhenj e të vegjël.
Dje, banorët e lagjes Sallahane na mirëpritën dhe na u bashkangjitën për të punuar bashkë muralet. Artistët e rinj do të punojnë në ditët në vazhdim për të krijuar një mural kolektiv ku ndërthuren elemente vendase duke u ndërlidhur me temën e sivjetshme ON(OFF)LINE.
Nga aktivitete të tilla të rinjtë mësojnë për përgjegjësinë që kanë për të dhënë kontribut në komunitet si dhe mundësitë që kanë për të transformuar zona të neglizhuara përmes artit.
Ky Projekt i Ndërtimit të Mirëbesimit financohet nga UNMIK.
*************
Community work has its charms … it unites children and adults…
Yesterday, residents of the Sallahane neighborhood welcomed us and joined us to work on the murals together. The young artists will work in the coming days to create a collective mural where local elements are intertwined with this year’s ON (OFF) LINE theme.
From such activities youngsters learn about the responsibility they have to contribute to the community as well as the opportunities they have to transform neglected areas through art.
This Confidence Building Project is funded by UNMIK – United Nations Mission in Kosovo .
Në ditën e dytë shohim artistë të rinj të cilët po i japin karakter lagjes, e ka karaktere të lagjes të cilët po zbulojnë anën e tyre artistike…
***************
On the second day we see young artists who are giving character to the neighborhood, and we have the neighborhood characters who are discovering their artistic side…
Punimet në Sallahane po marrin formë dhe tashmë veçse jemi familjarizuar me banorët e lagjes. Të vegjëlit janë ata që më së shumti po shijojnë këto ditë ☺️
*************
The artworks in Sallahane are taking shape and we are already familiar with the residents of the neighborhood. The little ones are those who are enjoying these days the most ☺️
Përfunduam muralet në Sallahane duke fituar shumë njohuri edhe në fushën e artit por edhe atë të kulturës vendase. Më e rëndësishme ishte ajo kohë që kaluam duke u shoqëruar së bashku ku rruga 15 Shkurti u bë për disa ditë si shtëpia jonë.
Zonat e getoizuara kanë shumë për të dhënë dhe i duhet kushtuar vëmendjen e merituar.
Falenderojmë shumë banorët e Sallahanes bashkëpunimin dhe mikpritjen që na kanë ofruar si dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet të cilët me punën e tyre të palodhshme brenda disa ditëve transformuan një lagje të tërë🤍.
**********
Wraping up the work with the murals in Sallahane while gaining a lot of knowledge in the field of art but also that of local culture. The most important part was the time we spent socializing together where st. 15 Shkurti became for a few days our home.
Ghettoized areas have a lot to offer and should be given the attention they deserve!
Many thanks to the residents of Sallahane for the cooperation and hospitality they have offered us and all participants in this activity who with their tireless work within a few days transformed an entire neighborhood🤍.
Muralet e krijuara nga artistët e rinj dhe banorët tjetërsojnë lagjen Sallahane.
Punimet janë copëza identitare të lagjes, kujtime të fëmijërisë, inspiruar nga natyra përreth dhe nga e ardhmja që po na pret…
************
The murals created by young artists and residents transoform the Sallahane neighborhood.
The artworks are identity pieces of the neighborhood, childhood memories, inspired by the surrounding nature and the future that awaits us …

Project Details

  • Artwork by: Artivists

  • Location : Sallahane